Flash

Fushata 2025/ Belinda Balluku në Vlorë, si prokurore e partisë

Lapsi.al 31 May 2024
Fushata 2025/ Belinda Balluku në Vlorë, si prokurore e partisë

Tonet e fjalimit të Belinda Ballukut para punonjësve të Ujësjellësit në Vlorë vinin nga një kohë tjetër. Të asaj kohe kur s'kishte nevojë as për avokat, as për prokuror. Se dënimin ta jepte Partia.

Mbledhja mund të shihet në profilin e Belinda Ballukut në Facebook. Dallohet lehtësisht se si zv.kryeministrja ngre zërin dhe iu hakërrehet punonjësve, që siç duket kishin marrë dëmshpërblime të pamerituara nga fondet e Ujësjellësit.

Në fjalimin që u transmetua live edhe nga disa televizione në Tiranë, dëgjohen kërcënimet me SPAK, për abuzimet "në kurriz të qytetarëve" dhe  që "kishin marrë në qafë popullin".

"Do çoj dosjet në SPAK. Kemi dy muaj që i kemi shkuar deri në rrënjët e fundit, deri aty ku është ngjizur kjo skemë. Kemi çdo gjë gati për çdo detaj abuzimi dhe për çdo person. Dosjet janë gati” iu thotë Balluku punonjësve që dëgjojnë pa pipëtirë.

Video më poshtë:

Me gjasë, Balluku ka gjetur shkelje në "skemën korruptive" mes punonjësve të Ujësjellësit të Vlorës. Por nëse ka gjetur fakte të abuzimit, mjafton që ministrja t'i çojë në prokurori për hetime. Cila është nevoja e teatrit publik, sikur të ishte një prokurore e diktaturës? Pse i duhet zv.kryeministres të sajojë shfaqje me kërcënime për punonjësit? Duket se lojëra si kjo janë pjesë e fushatës për zgjedhjet e 2025.

Me regji, pa regji, puna e Altin Dumanit ka ngjallur simpati. Madje në një sondazh që u publikua së fundmi në Euroneës, SPAK rezulton të jetë institucioni me pëlqyeshmërinë më të lartë, më shumë se presidenca, qeveria, policia, pushteti lokal, kleri etj.

Por është fakt që asnjë prokuror nuk ka guxuar të marrë në pyetje kryeministrin Rama deri tani. Dhe ky status prej "të paprekshmi" që i ka garantuar SPAK-u, i jep mundësinë Ramës të ndërtojë një mesazh politik sa absurd, aq edhe hileqar për zgjedhjet e 2025; atë të njeriut që po lufton korrupsionin.

Në vend se të zbythen dhe të kenë frikë nga vjedhjet që u janë zbuluar, Rama dhe ministrat e tij po bëjnë të kundërtën. Në mënyrë paradoksale, ata e kanë ndërtuar fushatën pikërisht me mesazhet kundër korrupsionit. Shfaqen krenarë për arrestimet në radhët e tyre dhe mburren se si i kanë mbushur burgjet me ministra, kryetarë bashkie, drejtorë dhe ish-bashkëpuntorë të tjerë në qeverisje.

Në frymën e kësaj fushate "anti"-korrupsion, Ministrja e Infrastrukturës dhe Zv.kryeministrja Belinda Balluku kaloi në një nivel tjetër, kur foli si një një "kolege" e Dumanit, si një prokurore e dërguar nga partia, që kërcënon publikisht me dosje një sallë të mbushur me punonjës shtetërorë.

Në politikën që bëhet me drejtësinë, SPAK nuk del edhe aq problematik. Meqë jemi në Vlorë, mjafton një fakt i pranuar nga të gjithë. Në port qëndrojnë të ankoruara dy anijet-gjeneratorë "Tigri 1" dhe "Tigri 2". Për këto do të paguhen 94 mijë dollarë qira çdo ditë nga paratë e taksapaguesve. Për dy vjet, fatura shkon 68 milion dollarë. Kontrata e majme është firmosur nga Belinda Balluku. Është shumë herë më e shtrenjtë se skema që ajo ka denoncuar sot. Prandaj anijet nuk nisin nga puna, për të shtyrë fillimin e pagesës. Por SPAK nuk ka hetim për këtë çështje./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI