Flash

Flet nëna e shqiptares së përdh*nuar në Greqi: E gjetën të zhveshur me plagë në kokë (VIDEO)

Lapsi.al 31 May 2024
Flet nëna e shqiptares së përdh*nuar në Greqi: E gjetën

Nëna e 33-vjeçares shqiptare e cila u përdhunua nga një 27-vjeçar nga Palestina në Greqi ka rrëfyer detaje tronditëse mbi ngjarjen. Në një prononcim për mediat greke nëna e shqiptares tregon se i riu nga Palestina pasi kishte abuzuar me të bijën e kishte goditur me thikë dhe e kishte mbajtur peng në një bodrum.

Ajo tregon se vajza e saj dhe i riu palestinez kishin disa muaj që njiheshin, ndërsa pranon se kjo nuk ishte hera e parë që e bija e saj ishte abuzuar. Nëna e shqiptares thotë se para dy muajsh ishte shënuar një tjetër rast dhune brutale që 27-vjeçari kishte ushtruar ndaj të bijës .

“E kishte goditur shumë kudo. Me dru e hekur nuk e di, e kishte lidhur… e gjetën të zhveshur. Ajo ka frike se nuk është hera e parë që e godet. E ka goditur edhe dy muaj më parë. Ajo e njihte prej muajsh dhe ai e ka dhunuar keq edhe më parë, me plagë në sy në kokë. Madje, edhe tani e ka tërhequr zvarrë dhe e ka goditur”, tha nëna e vajzës shqiptare.

Ajo shtoi më tej se vajza e saj fatmirësisht u shpëtua nga një patrullë policie që ishte aty pranë, të cilët kishin dëgjuar të qara dhe të bërtitura, dhe më pas është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

“Vajza ime u shpëtua nga një mrekulli. Ajo u shpëtua nga policia që dëgjoi të qarat e saj. Ajo është në spital dhe shpresoj që gjithçka të shkojë mirë. Nuk është në gjendje të flasë, është në shok. Me siguri e ka mbajtur me forcë sepse me sa kuptova e kishte mbyllur në një garazh dhe e kishte mbajtur atje për ditë të tëra, donte që ajo të largohej dhe më pas e kishte rrahur në një mënyrë që nuk e di nëse quhet kështu, njerëzore”,- tha ajo.

Të këshilluara

Vota e emigrantëve kushton 4 milion euro

4 milionë euro për votën e diasporës. Kjo është fatura paraprake financiare që do të duhet të dalë nga buxheti i shtetit nëse politika do të pranojë propozimin ...

16:13

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI