Flash

Del sondazhi/ Emigrimi, korrupsioni, çmimet - cili është problemi i shqiptarëve

Lapsi.al 31 May 2024
Del sondazhi/ Emigrimi, korrupsioni, çmimet - cili është

Problemet kryesore të vendit, kanë qenë në fokus të Barometrit të fundit në Euronews Albania. Mes 15 problemeve kryesore të vendit në krye të tyre sot për shqiptarët janë emigrimi ( 54.8%), çmimet e larta (42.1 %), kostoja e jetesës (36.2 %) dhe papunësia (34.3 %).

Më pas i renditur i 5-ti në rëndësi është korrupsioni (26.9%), niveli i kriminalitetit në vend (17.5%), shëndetësia (15.6 %), edukimi /arsimi (11%) dhe plakja e popullsisë (9.8 %).

Në grupin e fundit të problemeve të vendit sot shqiptarët rendisin pensionet (8.7%), sistemin e drejtësisë (5.5%), taksimin (4.9 %), cilësinë e demokracisë ( 2.2 %), drogën (2 %) dhe mjedisin (1.2 %).

Ajo që bie në sy duke analizuar të dhënat e mëparshme në matjet e Barometrit me ato të fundit është lëvizja në renditje e problemeve për qytetarët. Në vitin 2021 grupi kryesor i problemeve ishin ekonomia (53.1 %), papunësia (49.2 %) dhe korrupsioni (46.5%). Sot korrupsioni është zhvendosur në renditje nga rëndësia (26.9%) dhe i ka lënë vendin emigrimit (54.8 %), pasuar nga çmimet e larta (42.1 %) dhe kostoja e jetesës ( 36.2 %).

Sa i përket problemeve të vendit sot, shqiptarët kanë një diferencë të ndikuar nga qasja e tyre politike për disa prej tyre.

Për emigrimin janë më shumë votues të opozitës ata që e vlerësojnë si problem madhor ( 57.3 %) në krahasim me ata që janë votues të Partisë Socialiste ( 55.2 %). Diferenca më e madhe mes vlerësimeve të tyre është për korrupsionin si problem.

Matjet tregojnë se (37.6%) e atyre që vlerësojnë si problem në vend korrupsionin janë votues të Partisë Demokratike dhe (19.2 %) e atyre që e vlerësojnë si problem korrupsionin janë votues të Partisë Socialiste.

Për problemet e tjera votuesit socialistë dhe demokratë janë shumë të ngjashëm në vlerësimin e tyre si të tilla. /Marrë nga EuroNews.al

Të këshilluara

Rama pa datë për takimin në Londër

Takimi i Edi Ramës me shqiptarët në Londër duket se nuk do të kryhet në fillim të muajit qershor sic ishte parashikuar më herët. Vështirësi të ndryshme që li...

19:08

Albin Kurti pritet nga Erdogan në Ankara

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka nisur të premten një vizitë në Turqi, ku ka biseduar me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan për marrëdhëniet dypalës...

18:38

Meloni vizitë në Tiranë më 5 qershor

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni pritet të bëjë një vizitë në Tiranë. Të paktën këtë thonë deri më tani burime mediatike. Në lidhje me këtë vizitë të saj...

18:06

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI