Flash

Biden zbulon propozimin izraelit për Hamasin: Tërheqje nga Gaza brenda 6 javësh

Lapsi.al 31 May 2024
Biden zbulon propozimin izraelit për Hamasin: Tërheqje nga Gaza brenda

Diplomacia vijon të punojë për të ndaluar luftën në Rripin e Gazës. Izraeli i ka propozuar Hamasit një armëpushim. Këtë e ka bërë të ditur presidenti amerikan Joe Biden. “Izraeli i ka propozuar Hamasit tërheqjen e të gjitha trupave të tij nga Gaza brenda 6 javësh. Kjo është koha që Hamasi të ulet në tryezën e bisedimeve dhe të pranojë marrëveshjen”, - tha Biden.

Por çfarë përfshin propozimi i Izraelit? Marrëveshja për armëpushim është e ndarë në tri faza. “Kthimi në shtëpi i të gjithë pengjeve garanton sigurinë e Izraelit, krijon një të ardhme më të mirë në Gaza pa Hamasin në pushtet dhe hedh themelet për një zgjidhje politike që garanton një të ardhme më të mirë për të dy vendet” – tha Biden që iu drejtua me një mesazh edhe aleatit të tij Izraelit: “Nuk mund të ketë një fitore totale”.

Përfaqësuesit e Egjiptit, Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara duhet të takohen nesër në Kajro për të gjetur një marrëveshje në funksion të rihapjes së pikës së kalimit në Rafah, nën kontrollin e Egjiptit dhe Autoritetit Palestinez (i cili rikthehet në lojë), në të njëjtën kohë me tërheqjen e ushtrisë me Yllin e Davidit nga zona. Edhe kjo është një pikë vendimtare. Me rihapjen e kufirit synimi është që të ofrohet ndihma që ka nevojë popullata civile e Gazës.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu iu përgjigj Bidenit me fjalët: "Lufta në Gaza nuk do të përfundojë derisa të eliminohet Hamasi ". Zyra e Netanyahut shpjegoi se "kryeministri autorizoi ekipin negociator për të paraqitur një plan për arritjen e këtij qëllimi, duke këmbëngulur se lufta nuk do të përfundojë derisa të arrihen të gjitha objektivat e saj, duke përfshirë kthimin e të gjithë pengjeve tanë dhe eliminimin e Hamasit”.

Përgjigja e Hamasit nuk vonoi, duke akuzuar kryeministrin izraelit se po "përdor negociatat si mbulesë për të vazhduar agresionin dhe masakrën kundër popullit tonë". Grupi drejtoi gishtin nga Netanyahu, duke thënë se në përgjigje të "pozicionit tonë pozitiv" për rinisjen e negociatave "ai pushtoi Rafahun", në Rripin jugor të Gazës. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Rama pa datë për takimin në Londër

Takimi i Edi Ramës me shqiptarët në Londër duket se nuk do të kryhet në fillim të muajit qershor sic ishte parashikuar më herët. Vështirësi të ndryshme që li...

19:08

Albin Kurti pritet nga Erdogan në Ankara

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka nisur të premten një vizitë në Turqi, ku ka biseduar me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan për marrëdhëniet dypalës...

18:38

Meloni vizitë në Tiranë më 5 qershor

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni pritet të bëjë një vizitë në Tiranë. Të paktën këtë thonë deri më tani burime mediatike. Në lidhje me këtë vizitë të saj...

18:06

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI