Flash

Berisha: Ajola Xoxa ka marrë 7 tendera, komisioni “Xhafaj” t’i kalojë opozitës

Lapsi.al 31 May 2024
Berisha: Ajola Xoxa ka marrë 7 tendera, komisioni “Xhafaj”

Ish-kryeministri Sali Berisha bëri akuza të forta gjatë fjalës së tij mbrëmjen e sotme para mbështetësve. Berisha tha se kompania Ajola Xoxës, bashkëshortes së kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj se ka fituar 7 tendera. Gjithashtu Berisha u shpreh se në dy vite janë dënuar gjithsej për krim të organizuar dhe korrupsion, 199 persona dhe se vetëm për korrupsion u dënuan 630 persona.

“Më thoni pak sot vetëm familja e Surrelit, vetëm rrethi familjar i Surrelit ka fituar qindra e qindra tendera të ndaluara me ligj për të. Në këtë shembull dhe këtë frymë, zyrtarët vendorë dhe qendrorë, u dhurojnë tendera familjarëve. Vetëm në pak kohë, Harabelja, Velica e Harabelit të Erion Veliajt ka fituar 7 tendera. Midis të tjerave edhe nga Gonxhja e korrupsionit, që është një nga kalbësirat më të mëdha të vjedhjeve në Shqipëri.

Në dy vite janë dënuar gjithsej për krim të organizuar dhe korrupsion, 199 persona. Ndërkohë që në dy vite të asaj qeverisje, vetëm për korrupsion u dënuan 630 persona. Pse? Sepse vullneti ishte i hekurt dhe jo të kontrolloje dhe të bllokoje. Ka pasur një departament të antikorrupsionit në kryeministri, ka bërë 200 kallëzime penale në dy vite. Pra, kjo është trashëgimia jonë, ky është vizioni që ne kemi për zero tolerancë" - tha Berisha që e sfidoi Ramën duke i kërkuar që komisionin kundër korrupsionit në parlament t’ja kalojë opozitës.

“Edi Rama, dorëzoja komisionin opozitës që të luftojë opozita korrupsionin me shpatën e transparencës, me ligjin e transparencës. T’u kthejmë shqiptarëve besimin te mundi i tyre, te djersa e tyre, te Shqipëria. Nuk e bën ti këtë sepse e di se je adikt për vjedhje. Po ku rri ti pa vjedhur, ku rrinë ministrat e tu pa vjedhur, ku rrinë qeveritarët tu, ku rrinë familjarët e tu pa fituar tendera. Tani me komisionin Xhafa do të kontrollojë gjer në palcë edhe Skapin dhe gjykatat.

Skapin ai e kontrollon, duhet të jemi realistë, e kontrollon fuqishëm. E kontrollon se i ka përzgjedhur me kriterin e mercenarizmit, të pengut, të lidhjeve me krimin. Por tani kërkon ta zgjerojë në të gjitha instancat. Edi Rama, kurrë ne nuk bëhemi ortakë me ty. Kurrë ne nuk marrim pjesë! Kurrë! Ka ikur koha e opozitës fasadë, tani është koha e opozitës së vërtetë” – u shpreh Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Rama pa datë për takimin në Londër

Takimi i Edi Ramës me shqiptarët në Londër duket se nuk do të kryhet në fillim të muajit qershor sic ishte parashikuar më herët. Vështirësi të ndryshme që li...

19:08

Albin Kurti pritet nga Erdogan në Ankara

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka nisur të premten një vizitë në Turqi, ku ka biseduar me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan për marrëdhëniet dypalës...

18:38

Meloni vizitë në Tiranë më 5 qershor

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni pritet të bëjë një vizitë në Tiranë. Të paktën këtë thonë deri më tani burime mediatike. Në lidhje me këtë vizitë të saj...

18:06

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI