Flash

Beleri flet për televizionin grek, intervista ndërpritet kur përmend Ramën dhe Erdogan (VIDEO)

Lapsi.al 31 May 2024
Beleri flet për televizionin grek, intervista ndërpritet kur

Kryetari i zgjedhur i bashkisë së Himarës, Fredi Beleri së fundmi nga zhvillua një intervistë me median greke. Duke folur nga burgu Beleri zhvilloi një intervistë emisionin “Live News” në televizionin grek Mega.

Gjatë fjalës së tij Beleri u shpreh se është i vendosur të luftojë për pafajësinë e tij dhe për Himarën. Ai shtoi se është i vetmi kandidat për deputet në Parlamentin Evropian që nuk bën dot fushatë, pasi ndodhet në burg në vendin tonë për blerje votash. Beleri është shprehur se në burg trajtohet njësoj si të gjithë të burgosurit e tjerë.

“Zgjohem në mëngjes dhe shoh para meje imazhin e Virgjëreshës Mari. Për tridhjetë vjet që jam marrë me politikë, doja t’u shërbeja të drejtave të grekëve në Shqipëri. Ne nuk kemi të drejta, jemi larg asaj që ne e quajmë “shteti i së drejtës” dhe unë do të luftoj për to në Parlamentin Evropian .

Falenderoj kryeministrin grek që me këtë lëvizje për të marrë pjesë në zgjedhjet europiane më jep mundësinë të mbështes Himarën nga një këndvështrim tjetër. Nuk po heq dorë nga Himara”, tha Beleri.

“Kur të jem i dënuar nuk do të kem të drejta politike në Shqipëri dhe ky ishte qëllimi i parë. Pronat tona të konfiskuara nga regjimi komunist në Shqipëri nuk na u kthyen pas rënies së komunizmit në Shqipëri,” shtoi ai.

Në një moment intervista ndërpritet për shkak të linjës së internetit. Gazetari dyshon se mos kjo është bërë qëllimisht në momentin kur Beleri nisi të kritikonte kryeministrin Rama dhe të fliste për raportin që ai ka me presidentin turk Erdogan.

VIDEON E PLOTË GJENI KËTU

Të këshilluara

Meloni vizitë në Tiranë më 5 qershor

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni pritet të bëjë një vizitë në Tiranë. Të paktën këtë thonë deri më tani burime mediatike. Në lidhje me këtë vizitë të saj...

18:06

Vota e emigrantëve kushton 4 milion euro

4 milionë euro për votën e diasporës. Kjo është fatura paraprake financiare që do të duhet të dalë nga buxheti i shtetit nëse politika do të pranojë propozimin ...

16:13

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI