Flash

Akuzohet për pastrim parash, Apeli heq sekuestron ndaj pasurive të Ago Gjolaj

Lapsi.al 31 May 2024
Akuzohet për pastrim parash, Apeli heq sekuestron ndaj pasurive të Ago

Gjykata e Apelit ka vendosur që ti heqë sekuestron pasurive të biznesmenit Ago Gjolaj. Biznesmenit më 18 prill i sekuestruan një shoqëri tregtare, prona dhe llogaritë bankare si dhe 97 automjete. Gjolaj është nën hetim për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Sipas Prokurorisë së Shkodrës, biznesmeni Ago Gjolaj ka dyshime se merret me kontrabandimin dhe tregtimin e mallrave kontrabandë si dhe është evidentuar si pjesëmarrës në grup kriminal që merret me trafikimin e lëndëve narkotike. Po ashtu, sipas Prokurorisë, Ago Gjolaj së bashku me dy vëllezërit e tij janë hetuar disa herë nga autoritet shqiptare madje edhe janë dënuar për vepra penale të ndryshme, si kontrabandë, tregtim mallrash kontrabandë, etj.

Në pak javë hetime, ku u përfshinë edhe anëtarë të tjerë të familjes Gjolaj, Prokuroria e Shkodrës ngriti dyshime se biznesmeni dhe të afërmit e tij nuk justifikonin pasurinë e krijuar me burime të ligjshme. Nën këto dyshime dhe pas një analize të detajuar financiare, Prokuroria mori lejen e gjykatës për sekuestrimin e aseteve të tyre.

Nën sekuestro u vendos kompania “B.M” shpk, një objekt biznesi me sipërfaqe 2592 m2, 97 automjete të shoqërisë, si edhe shuma e parave në llogaritë e Sonjela Gjolaj bashkëshortja e biznesmenit, Ago Imer Gjolaj dhe subjektit tregtar. Por, tashmë ky vendim i Gjykatës së Shkodrës është rrëzuar nga Gjyaka e Apelit të Përgjithshëm.

Njoftimi i plotë i Gjykatës së Apelit:

Referuar raportimeve në media, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:

Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, ka regjistruar procedimin penal të vitit 2017, për kryerjen e veprës penale "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale", parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Nga shqyrtimi i materialit kallëzues referuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, rezulton se në bazë të informacioneve dhe dokumentacionit te administruar, bazuar nëligjin nr. 108, datë 31.07.2014 "Për Policinë e Shtetit", i ndryshuar, rezulon se shtetasi A. Gj dyshohet se merret me kontrabandimin dhe tregëtimin e mallrave kontrabandë, si dhe është evidentuar si pjesëmarrës në grup kriminal që merret me trafikimin e lëndëve narkotike.

Në vijim, Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Pare të Juridiksionit të Përgjithshem Shkodër, ka regjistruar procedimin pasuror të vitit 2024, në bazë të ligjit nr. 10192, datë 03.12.2009 "Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë", i ndryshuar.

Në këtë kuadër,Prokuroriaiështë drejtuar Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, me kërkesën me objekt:Vendosjen e sekuestros preventive mbi pasuritë si më poshtë vijon:

- Shoqerine tregtare "…" Shpk me Nipt: …..

- 97 automjete në pronësi të shoqërisë "…."

- Gjendjen aktuale në të gjitha llogaritë bankare (llogari rrjedhëse/depozita) të të gjitha bankave te nivelit të dytë që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në Republikën e Shqipërisë në emër të A. Gj, S. Gj, si dhe "…" Shpk me Nipt: …...

- Caktimin e administratorit nga lista e ekspertëve të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara.

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, me vendimin datë 16.04.2024, ka vendosur:

1. Pranimin e kërkesës së Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.

-Shoqerine tregtare "…" Shpk me Nipt: …..

- 97 automjete në pronësi të shoqërisë "…"

- Gjendjen aktuale në të gjitha llogaritë bankare (llogari rrjedhëse/depozita) të të gjitha bankave te nivelit të dytë që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në Republikën e Shqipërisë në emër të A. Gj, S.Gj si dhe "…." sh.p.k me Nipt: …...

3. Për administrimin e këtyre pasurive ngarkohet Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara.

4. Dy kopje të këtij vendimi t'i dërgohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, e cila të marra masa për ekzekutimin e këtij vendimi.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërënga kërkuesi me iniciale A. Gj, i cili kërkoi:

-Shfuqizimin e vendimit 16.04.2024 të Gjykatës të Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.

Në përfundim të gjykimit, më datë 30.05.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtar z. Genti Shala, vendosi:

-Ndryshimin e vendimit datë 16.04.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër si vijon:

-Rrëzimin e kërkesës, për vendosjen e sekuestros preventive mbi pasuritë sipas kërkesës datë 09.05.2024.

GJYKATA E APELIT TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM

Të këshilluara

Meloni vizitë në Tiranë më 5 qershor

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni pritet të bëjë një vizitë në Tiranë. Të paktën këtë thonë deri më tani burime mediatike. Në lidhje me këtë vizitë të saj...

18:06

Vota e emigrantëve kushton 4 milion euro

4 milionë euro për votën e diasporës. Kjo është fatura paraprake financiare që do të duhet të dalë nga buxheti i shtetit nëse politika do të pranojë propozimin ...

16:13

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI