Flash

Tiranë, ngacmohet dhe kërcënohet me thikë një 34-vjeçare

Lapsi.al 30 May 2024
Tiranë, ngacmohet dhe kërcënohet me thikë një

Një 56-vjeçar, banues në Tiranë është shpallur në kërkim nga policia teksa jaë referuar materialet në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë.

Sipas njoftimit nga Drejtoria Vendore e Policisë së Tiranës 56-vjeçari me inicialet R.K., dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 34-vjeçare, gjithashtu e ka kërcënuar me mjet prerës.

Ngjarja është regjistruar në zonën e Liqenit Artificial, pranë një shkolle private.

"U referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe po punohet për kapjen e shtetasit R. K., 56 vjeç, banues në Tiranë, pasi te Parku i Liqenit Artificial, pranë një shkolle private, dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dhe ka kërcënuar me një mjet prerës, një 34-vjeçare.", sqaron policia.

Të këshilluara

Mos je gjë narcisist? Kuptoje këtu

Termi narcisist përdoret gjerësisht. Ky emër zakonisht përdoret si një term ombrellë për njerëzit që kanë një ose më shumë tipare të një çrregullimi të personal...

15:13

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI