Flash

Ra në kontakt me korentin, humb jetën 60-vjeçari në Fier

Lapsi.al 30 May 2024
Ra në kontakt me korentin, humb jetën 60-vjeçari në Fier

Një 60-vjeça ka humbur jetën ditën e sotme në Fier. Ngjarja e rëndë u regjistrua sot rreth orës 18:30 ku viktima u dërgua në spitalin rajonal të Fierit pa shenja jete.

Sipas njoftimit të policisë viktima dyshohet se aksidentalisht ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në banesën e tij. Më tej bëhet me dije se grupi hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i plotë:

Fier/Informacion paraprak. Rreth orës 18:30, në spitalin rajonal të Fierit, është dërguar pa shenja jete, shtetasi I. M., rreth 60 vjeç, banues në fshatin Banaj, Patos.

Ky shtetas dyshohet se aksidentalisht ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, në banesën e tij. Grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI