Flash

Pr. vendimi për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion temë debatin mes palëve, sot Kuvendi, çfarë pritet?

Lapsi.al 30 May 2024
Pr. vendimi për ngritjen e Komisionit të Posaçëm

Sot mbahet seanca plenare e radhës në Kuvend ku pritet të ketë debate mes opozitës dhe mazhorancës në lidhje me pr.vendimit për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion. Pr.vendimi për ngritjen e Komisionit është futur në rendin e ditës, por opozita është skeptike sa i takon kësaj pike. Partia Demokratike deklaroi dje se nuk do e mbështesin me votë ngritjen e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion, pasi nuk dinë objektin dhe se sipas tyre është thjesht një propagandë e kryeministrit Edi Rama.

"Nuk kanë vullnet, por duan ta përdorin për propagandë. Pjesë e propagandës së Ramës nuk bëhemi", tha kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi dje.

Nga ana tjetër, Partia Demokratike e vulës nuk ka mbajtur një qëndrim nëse do ta votojë apo jo, duke thënë se fillimisht kryeministri Rama do duhet të japë qëllimin e vërtetë të këtij komisioni.

Komisioni i Posaçëm antikorrupsion do të ketë 11 anëtarë, me një afat fillestar 10 mujor dhe sipas projektvendimit të publikuar një ditë para votimit në seancë plenare, anëtarët do të jenë kryetarët dhe zv.kryetarët e 4 komisioneve të përhershme parlamentare dhe ata të Këshillit të Integrimit Evropian si dhe kryetari i këtij Komisioni.

Të këshilluara

Zjarr në spitalin e Shkodrës

Spitali i Shkodrës është përfshirë nga flakët pasditen e sotme. Mësohet se zjarri ka rënë në katin nëntokë të spitalit duke sjellë panik tek pacientet. Zjarri k...

20:03

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI