Flash

Gykata cakton 15 ditë burg për kritikun e Putinit të arrestuar në Rinas, në pikëpyetje ekstradimi

Lapsi.al 30 May 2024
Gykata cakton 15 ditë burg për kritikun e Putinit të arrestuar

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “burg me afat 15 ditor” për shtetasin rus të arrestuar në Rinas, Aleksandër Bobovnikov. 57-vjeçari me profesion mjek, është një kritik i Putin, ndaj edhe është shpallur në kërkim nga shteti rus për mashtrim.

Ai ka deklaruar se ka ardhur në Shqipëri për disa ditë pushime, ndërsa ka shtuar se nuk ka ndërmend të pranojë akuzat, duke shtuar se po ashtu është i sëmuar me zemër dhe ka nevojë për trajtim.

“Nuk kam ndërmend të iki dhe të pranoj akuzat. Jam i sëmurë me zemër e kam nevojë për trajtim”, tha ai.

Më herët ai është ndaluar në Firence, por gjykata italiane ka ndaluar ekstradimin për shkak të natyrës politike të çështjes për të cilën kërkohej në vendin e tij.

Mësohet se Aleksander Bobovnikov është shprehur kundër pushtimit rus të Ukrainës dhe kundër pushtetit të Kremlinit.

57-vjeçari raportohet se disponon edhe pasaportë izraelite. Vendet e Bashkimit Europian e kanë refuzuar arrestimin e tij.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI