Flash

Dritan Nano nuk pranon porosinë për rrahjen e avokatit Sokol Mëngjesi

Lapsi.al 30 May 2024
Dritan Nano nuk pranon porosinë për rrahjen e avokatit Sokol

Dritan Nano është identifikuar nga policia si organizatori i sulmit ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, por ai nuk e ka pranuar akuzën para grupit hetimor. Ndërsa Dorian Alia, njëri prej autorëve i cili u vetëdorëzua pasditen e të mërkurës, është shprehur se e ka goditur me grusht avokatin dhe jo me dorezë. Ai thotë se nuk kanë dashur ta vrasin, por vetëm ta trembin.

Sa i takon gjendjes shëndetësore të avokatit Mëngjesi, atij i është bërë një skaner mëngjesin e kësaj të enjteje ku sipas mjekëve janë shënuar përmirësime.

Megjithatë avokati vijon ende të jetë në koma artificiale.

Drejtori i policisë së Tiranës, Tonin Vocaj tha në një konferencë për median të mërkurën se avokati u dhunua për shkak të detyrës.

Ndërkohë që 3 agresorët e identifikuar dhe shpallur në kërkim janë Romario Tabaku, Elton Kasaj, Drivald Alija.

Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth orës 08:50 minuta në rrugën “Pjetër Bogdani” ne zonën e ish-bllokut ne kryeqytet.

Policia po punon për arrestimin e autorëve ndërsa kërkon ndihmën e qytetarëve për të bërë të mundur arrestimin e tyre duke vënë në dispozicion dhe një shumë prej 20 mijë eurosh.

Sulmi duket se ishte planifikuar pasi autorët dinin lëvizjet që pedagogu i Fakultetit të Drejtësisë kryente çdo mëngjes dhe e kanë pritur që ai ta linte fëmijën në kopsht.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI