Flash

Ç'ndodhi në takimin me Erion Veliajn në Top Channel

Lapsi.al 30 May 2024
Ç'ndodhi në takimin me Erion Veliajn në Top Channel

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak Erion Veliaj nuk iu përgjigj pyetjeve të përfaqësueses së Lëvizjes BASHKË Mirela Ruko mbi përgjegjësitë e tij për skandalet e njëpasnjëshme korruptive në Bashkinë e Tiranës. Siç ndodh zakonisht me hajdutët e zënë me presh në duar, ai ndërroi muhabet dhe nisi të sulmojë e shpifë për Lëvizjen BASHKË. “Rrugaçë, frikacakë, nuk jeni të majtë” – ishin disa prej pështymave të tij verbale ndaj nesh.

Kjo gjuhë nuk është as e re, as e papritur për ne. Jemi mësuar me ngordhësira morale e intelektuale që na akuzojnë për gjithçka e të kundërtën e gjithçkaje: “Komunistë, fashistë, sorosistë, rusofilë, kriptoberishistë, kriptoramistë, mjaftistë, istë, istë, istë...” Jemi gati të pranojmë çdo shpifje, por vetëm me një kusht. Erion Veliaj t’u japë përgjigje pyetjeve që sot i bën çdo qytetar i Tiranës:

1. A është bashkëpronar i hotelit që po ndërtohet në qendër të Durrësit, siç është zbardhur në përgjimet e një prej punonjëseve të shoqërisë 5D Konstruksion?

2. Sa merr në përqindje nga paratë që kanë vjedhur shokët e tij drejtorë prej buxhetit të Bashkisë së Tiranës?

3. Çfarë shume ia ka prishur mendjen që të shkelë ligjin dhe të shmangë Këshillin Bashkiak në kërkimin e ndërtimit të inceneratorit të Tiranës?

4. Sa e ka përqindjen për miratimin e një lejeje ndërtimi në Tiranë?

5. Edhe sa parqe, fusha sportive dhe hapësirë publike pritet t’i zhduken Tiranës për të ndërtuar pallate të larta?

6. A është përgjegjës për vrasjen e punëtorit adoleshent Ardit Gjoklaj më 2016 në landfillin e Sharrës?

Erion Veliaj nuk e ka guximin t’u përgjigjet këtyre pyetjeve përpara opinionit publik. Ai është i vetmi politikan shqiptar të cilit s’ia ka mbajtur asnjëherë të përballet publikisht me kundërshtarët e vet politikë, as në studiot televizive, të cilat i pushton dita-ditës si Kim Jong Uni i Koresë së Veriut, as në mbledhjet e Këshillit Bashkiak ku u mbyll mikrofonin kritikëve, mbaron fjalimin dhe ikën me vrap.

Gjithsesi ka ende shpresë që me kokën ulur e bishtin ndër shalë këtyre e të tjera pyetjeve të përgjigjet përpara prokurorëve.

Më lejoni të them dy fjalë edhe për majtizmin e pretenduar të Erion Veliajt. Afërmendsh, të jesh edhe hajdut, edhe i majtë nuk ka kuptim. Oksimoron e quajnë në logjikë. Mirëfilli, hajduti nuk ka asnjë ideologji sepse nuk përfaqëson askënd përtej xhepit të vet. As lidhet e majta me zhdukjen e hapësirave publike, mungesën e shkollave, kopshteve e çerdheve publike, degradimin e transportit publik dhe servilizmin ndaj oligarkëve.

Po kusuret e Erion Veliajt nuk fillojnë me marrjen e detyrës së kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Pakkush e mban mend që ai ka qenë Ministri i Çështjeve Sociale që ka miratuar reformën shkatërrimtare të pensioneve në vitin 2014. Falë saj, ende sot e për vite të tjera në të ardhmen mosha e daljes në pension do të vazhdojë të rritet. Po ashtu është zhdukur lidhja midis rritjes së pagave dhe rritjes së pensioneve. Falë “të majtit” Erion Veliaj dhe padronit të tij në krye të qeverisë, sot pensionistët shqiptarë marrin pension minimal prej 8000 lekësh dhe pension mesatar prej rreth 17.000 lekësh, nga më të ulëtit në Evropë.

Në fund, po e mbyll me një histori personale. Nuk e di ç’mendje e ligë prej vitesh ka përhapur shpifjen se unë kam lidhje me Erion Veliajn. Në fakt, deri një vit më parë Erion Veliajn e kam parë vetëm në televizione. Pas zgjedhjeve lokale të majit 2023 më ftuan në Top Channel në emisionin e Grida Dumës. Përpara meje ishte i ftuar Veliaj.

Kur po këmbeheshim në shtigjet e studios, me hipokrizinë e tij karakteristike më thirri në emër dhe më drejtoi dorën. Meqenëse e kam parim të mos ua jap dorën hajdutëve, eca përpara i neveritur, duke i dhënë vetes një kënaqësi simbolike të cilën po e ndaj sot me ju: ia lashë dorën ngrehur një keqbërësi me nam./ Marrë nga Facebook i autorit me titullin "ERION VELIAJ TË PRESIN SHOKËT NË QELI!"

Të këshilluara

Filania e shoqja e filanes

Një ndër debatet e hapura në mënyrë ciklike sa herë që afrohen data të caktuara simbolike, të cilat promovojnë çiftet e të njëjtit seks, është edhe ndërkallja m...

18:55

Too much shit my friend

Javën e shkuar ishte për një vizitë turistike në Jugun e Shqipërisë, një familje britanike e cila për gati 30 vjet ka qenë një nga miqtë tanë të vërtetë të Butr...

13:00

Po, le të shihemi në Gusht..

Në të njëjtën orë që Ana Magdalena niset drejt ishullit, me siguri mijëra pelegrinë të Gabriel Garcia Marquez në gjithë botën dolën me 6 mars nga shtëpia me ide...

11:05

Mjafton kënga e Adem Jasharit ne stadium

Sa herë që luan futboll Shqipëria plasin këngët patriotike. Vërshon birra rrugëve. Shiten bluza të stampuara në Kinë me flamur shqiptar. Emigrantët që vijnë në ...

11:41

ide

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI