Flash

Berisha: Lirojeni urgjentisht gazetarin! Çfarë ‘fake news’ kanë dhënë këta që i arrestoni si sigurimsa në mesnatë?

Lapsi.al 30 May 2024
Berisha: Lirojeni urgjentisht gazetarin! Çfarë ‘fake

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalimin e tij të përditshëm nga ballkoni i banesës ka reaguar në lidhje me arrestimin e një gazetari ditën e sotme. Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh se u arrestua një gazetar dhe së bashku me të dy oficere policie, sepse sipas variantit Taulant Bego Yaris ata shpërndanin lajme fake për Edi Ramën, Taulant Ballën dhe zyrtarë të tjerë të lartë.

Berisha shtoi se ky është një akt i shëmtuar, kriminal dhe se është një goditje e rëndë e mediave dhe e lirisë së tyre. Ai tha se si mund të arrestoni një gazetar për ‘fake news’ kur në një kohë jeni mashtruesit më të mëdhenj të Shqipërisë, të Ballkanit, të Europës dhe botës.

Fjala e plotë:

Miqtë e mi, ky parlament duhet të pushojë së ekzistuari një minutë e më parë. Qeveri teknike, zgjedhje të lira, zgjedhje të ndershme. Fitore e opozitës! Të dashur miq, sot si në kohërat më të zeza të diktaturës, u arrestua një gazetar dhe së bashku me të dy oficere policie, sepse sipas variantit Taulant Bego Yaris ata shpërndanin lajme fake për Edi Ramën, Taulant Ballën dhe zyrtarë të tjerë të lartë.

Ky është një akt i shëmtuar, kriminal. Kjo është një goditje e rëndë e medieve dhe e lirisë së tyre.

Pa na thoni pak se çfarë ‘fake neës’ kanë dhënë këta që i arrestoni si sigurimsa në mesnatë?

Si mund të arrestoni një gazetar për ‘fake neës’ kur në një kohë jeni mashtruesit më të mëdhenj të Shqipërisë, të Ballkanit, të Europës dhe botës. Çfarë morali keni ju? Lirojeni urgjentisht gazetarin. Nxirrni se çfarë lajmesh kanë përhapur ata për Edi Ramën, Taulant Ballën dhe kriminelët e tjerë me pushtet.

Çfarë kanë zbuluar ata që ju i quani ‘fake neës’? Urgjent lirimin. Është një akt i rëndë kundër medieve. Paskan kryer krim kompjuterik! Po ka të tillë në botë? Po gazetarët për lajmin përdorin smartfonin që është në vetvete kompjuter dore i vogël, përdorin kompjuterin, dhe për këtë ju i ndëshkoni. Pa na thoni pak se cilat janë ‘fake neës’-et e tyre që ju guxuat t’i arrestoni në mesnatë si banditë? Miqtë e mi, akte kriminale të diktaturës së bazuar në bandat, krimin, drogën, vjedhjen e shqiptarëve.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI