Flash

Berisha: Komisioni “Xhafa”, përpjekje e turpshme për të mashtruar shqiptarët

Lapsi.al 30 May 2024
Berisha: Komisioni “Xhafa”, përpjekje e turpshme për

“Një përpjekje të turpshme për të mashtruar shqiptarët se fajin nuk e ka Rama për vjedhjet, por fajin e ka korrupsioni”. Kështu e ka cilësuar ish-kryeministri Sali Berisha miratimin nga parlamenti të komisionit anti-korrupsion.

“Sot parlamenti votoi komisionin Xhafa, si një përpjekje të turpshme për të mashtruar shqiptarët se fajin nuk e ka Edi Rama, ministrat dhe qeveritarët e tij që vjedhin ditë e natë, por fajin e ka korrupsioni, të cilin ata me komisionin Xhafa do ta luftojnë.

Nuk ka ironi, nuk ka parodi më të madhe se sa krijimi i komisionit me të cilin Edi Rama duhet të bindë shqiptarët se nuk është ai fajtor për vjedhjen e qindra mijëra apo miliona eurove me të cilat ndërtoi sarajet e tij në Surrel me parkun 5 mijë metra katrorë, por është korrupsioni, të cilin ai do ta luftojë” – thotë Berisha që shton se ky është një mashtrim i Ramës.

“Me aktin e sotëm Edi Rama kërkon të mashtrojë shqiptarët se nuk është ai hajduti që u bë kryeministër pasi kishte depozituar 200 milionë euro offshore sipas raportit të OSBE. Por fajin e ka korrupsioni, të cilin do ta ndëshkojë me komisionin Xhafa. Miqtë e mi, sot ishte dita e mashtrimit të madh dhe e turpit në parlament.

Edi Rama me votën e komisionit të sotëm u thotë shqiptarëve se nuk janë të vjedhura paratë e pallatit pesëkatësh që solli Linda në pajë pa asnjë faturë tatimore, doganore, bankare apo ndërtimore. Por fajin e ka korrupsioni, të cilin do ta ndëshkojë me komisionin Xhafa.

Edi Rama, me komisionin Xhafa përpiqet t’u thotë shqiptarëve se nuk janë fajtorë ai dhe Erion Veliaj për vjedhjen dhe zhdukjen e 136 milionë eurove me djegësin e Tiranës. Por fajin e ka korrupsioni dhe ai tani do të ndëshkohet nga Fatzi Xhafa” – tha Berisha për mbështetësit e tij në tubimin e përnatshëm me mbështetësit e tij. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI