Flash

Arrestohet në veri të Kosovës bashkëpunëtori i ngushtë i Aleksandër Vulin

Lapsi.al 30 May 2024
Arrestohet në veri të Kosovës bashkëpunëtori i

Policia e Kosovës ka arrestuar Marko Knezheviç, njeriun e afërt të ish-shefit të Shërbimit Sekret të Serbisë, Aleksandër Vulin, aktualisht zëvendëskryeministër i Serbisë.

Ai u arrestua në Leposaviq nën dyshimin për “vjedhje identiteti” dhe “pajisja e qasjes”.

“Ky person ka dy identitete – një për dokumente serbe dhe tjetri për dokumente të Kosovë. Dyshohet se i ka marrë të dhënat dikujt, por do të shohim, rasti është në hetim dhe nëse nuk është kështu do të ndryshojë kualifikimi i veprës penale”, tha zv.drejtor i Policisë në veri, Veton Elshani.

Knezheviç për një kohë ka punuar si gazetar për rrjetin “Most” si gazetar, ndërsa punoi si përgjegjës për marrëdhëniet me mediat në kohën kur Vulin ishte drejtor i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën.

Megjithatë, për shkak të aktivitetit të Vulin dyshohet se Knezheviç nuk është i vetmi bashkëpunëtor i tij në Kosovë.

“Lajm i mirë është që është arrestuar një prej bashkëpunëtorëve të zëvendëskryeministrit të Serbisë, famëkeqit, Vulin, i njëjti ka punuar gjatë me strukturat kriminale në pjesën veriore dhe besoj që ka edhe shumë të tjerë të cilët organet e rendit pas këtij arrestimi do t'i identifikojnë dhe ata që mund t’i arrestojnë, t’i arrestojnë”.

Në Prishtinë infiltrimin e njerëzve të tillë e shohin si përpjekje për të destabilizuar vendin.

“Patjetër se ata në vazhdimësi do të insistojnë në destabilizimin e pjesës veriore të vendit, sepse kanë qëllim specifike për pjesën veriore, por organet e rendit në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë besoj se do parandalojnë ato përpjekje”, u shpreh ish-zv.ministër i Brendshëm Selam Shkodra.

Knezheviç u arrestua mbrëmjen e së mërkurës dhe është në ndalim policor prej 48 orësh.

Të këshilluara

Mos je gjë narcisist? Kuptoje këtu

Termi narcisist përdoret gjerësisht. Ky emër zakonisht përdoret si një term ombrellë për njerëzit që kanë një ose më shumë tipare të një çrregullimi të personal...

15:13

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI