Flash

Vuçiç e Daçiç në fushatë: Zemra e Serbisë është Kosova dhe Republika Srpska

Lapsi.al 29 May 2024
Vuçiç e Daçiç në fushatë: Zemra e

Serbia i kthen shpinën perëndimit dhe provokon Kosovën. Ministri i brendshëm Ivica Daçiç, gjatë një tubimi elektoral akuzoi opozitën se do pranojë se ka pasur gjenocid në Srebrenicë, pavarësinë e Prishtinës, anëtarësimin e Beogradit në NATO dhe të vendosë sanksione ndaj Rusisë dhe Kinës.

“Ne e mendojmë Kosovën si pjesë integrale të Serbisë, pavarësisht se aty ka forca pushtuese. Zemra e Serbisë është Kosova dhe Republika Srpska, prandaj ne i mbrojmë. Kjo është arsyeja pse Presidenti Vuçiç ishte në krye të ekipit që luftoi heroikisht për t'i imponuar popullit serb një markë kolektive të gjenocidit. Ne nuk e pranojmë një dënim të tillë.”

Në tubimin për fushatën elektorale për përsëritjen e zgjedhjeve lokale në kryeqytet ishte dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, i cili vazhdoi shfaqjet teatrale me flamurin serb dhe paralajmëroi trazira globale.

“Kohë të vështira janë përpara gjithë botës. Ka gjithnjë e më pak njerëz racionalë dhe të përgjegjshëm. Sikur e gjithë bota është çmendur, të gjithë ëndërrojnë konflikte. Por unë ëndërroj paqen për të shpëtuar fëmijët, vajzat dhe gjyshet tona.”

Mes tjerash ai tha se i do popujt në Ballkan, pavarësisht se nuk përmendi shqiptarët, por vetëm ata njerëz që janë një rrënjë sllave.

Të këshilluara

Zjarr në spitalin e Shkodrës

Spitali i Shkodrës është përfshirë nga flakët pasditen e sotme. Mësohet se zjarri ka rënë në katin nëntokë të spitalit duke sjellë panik tek pacientet. Zjarri k...

20:03

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI