Flash

Policia: Rrahjen e avokatit e porositi Dritan Nano, shkak gjyqi për pronat

Lapsi.al 29 May 2024
Policia: Rrahjen e avokatit e porositi Dritan Nano, shkak gjyqi për pronat

Shkak për rrahjen e avokatit Sokol Mëngjesi është bërë një gjyq pronash dhe pakënaqësitë e njërës palë për punën e tij. Drejtori i policisë së Tiranës, Tonin Vocaj në konferencë për median deklaroi se avokati është goditur për shkak të detyrës. "Avokati ka përfaqësuar në një proces civil ligjërisht në shkallë të parë dhe në apel, një familje e cila kishte të trashëguar një pronë në Tiranë, proces që është fituar nga pala e përfaqësuar prej tij. Disa nga trashëgimtarët nuk kanë pranuar të plotësojnë kushtet ligjore të kontratës me studion ligjore "Alterum shpk". është shoqëruar Dritan Nano, i cili u ndalua si organizator i ngjarjes kriminale" tha Vocaj.

Sipas Vocajt është vetëdorëzuar Dorian Aliaj, njëri prej 4 autorëve të sulmit ndaj avokatit Skënder Mëngjesi. Ndërkohë tre të tjerë janë shpallur në kërkim.

“Autorët nuk janë të paguar por janë në lidhje krushqie me njëri tjetrin.... Janë takuar një muaj më para para se të ndodhte ngjarja dhe janë konsultuar për ngjarjen" tha Vocaj. Policia ka vënë në dispozicion të qytetarëve shumën prej 20 mijë euro për këdo që jep informacione në lidhje me personat e shpallur në kërkim.

 

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI