Flash

Nesër ngrihet Komisioni i Posaçëm anti-korrupsion, grupi i PD: Propagandë

Lapsi.al 29 May 2024
Nesër ngrihet Komisioni i Posaçëm anti-korrupsion, grupi i PD:

Pas mbledhjes së Grupit të PD-së, Gazment Bardhi ka dalë në një prononcim për gazetarët ku është ndalur te votimi në Kuvend për ngritjen e Komisionit të Posaçëm anti-korrupsion.

Lexo më tej: Analiza / Ngrihet komisioni Xhafa, ku qëndron rreziku? 

Bardhi e cilësoi propagandë ngritjen e këtij komisioni, ndërsa shtoi se nëse e kanë seriozisht duhet ta nisin nga korrupsioni zgjedhor.

“I korruptuari nuk mund të zotohet për të luftuar korrupsionin”, tha ndër të tjera ai.

“Nuk mundet me para e korrupsionit të blesh zgjedhje. Nëse e kanë seriozisht ta nisin ta nisin nga korrupsioni zgjedhor.

Në momentin që flasim, as ju (gazetarët) as opinioni publik as opozita nuk e di se kush është objekti i komisioni. Është futur në rend të ditës dhe ne kuptojmë se nuk kanë vullnet dhe duan ta përdorin për propagandë. Ne pjesë e propagandës së Edi Ramës nuk bëhemi, kemi bërë betejë 11 vite kundër korrupsionit dhe do të vijomë. Do të jemi real.

Do të duan të bëjnë sikur konsultohen me opozitën, në fakt nuk ka patur asnjë konsultim, Çdo gjë e kanë bërë fakt të kryer dhe tani po përpiqen të bëjnë propagandë dhe me procedurën. Ta tërheqin, të bëjnë çfarë të duan, sa kohë e kanë nisur në këtë formë, të vazhdojnë në rrugën e tyre. Ne kemi rrugën tonë, luftë reale ndaj korrupsionit. I korruptuari nuk mund të zotohet për të luftuar korrupsionin”, tha Bardhi.

Lexo më tej: Kush janë dy deputetët që votuan kundër projektrezolutës anti-korrupsion 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI