Flash

Ndryshimi/ Punonjësit e Administratës do ta zgjedhin vetë orarin e punës

Lapsi.al 29 May 2024
Ndryshimi/ Punonjësit e Administratës do ta zgjedhin vetë orarin

Administrata publike do të ketë së shpejti një orar të ri. Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin Adea Pirdeni zbuloi detajet nga ajo që është pagëzuar si “Paketa e Motivimit të Administratës”.

Kjo paketë përfshin, rritjen e pagave për vitin 2024, fleksibilitetin e orarit në punë, vlerësimin e performancës së punonjësve si dhe një seri masash mbështetëse për mbarëvajtjen e punës në administratë dhe trajtimin e punonjësve.

Ministrja tha se brenda këtij viti do t’iu mundësohet punonjësve të alternojnë dhe përzgjedhin nisjen e orarit ditor të punës, sipas agjendës që dikton dhe jeta familjare, dhe shoqërimi i fëmijëve në çerdhe, kopshte dhe shkolla.

“Teksa të gjithë duhet të jemi në punë brenda një fashe orare të përcaktuar 09.00 me 15:30. Kolegët mund të përzgjedhin që ta nisin ditën e tyre më herët dhe ta përfundojnë më herët dhe e anasjella, praktikë kjo tashmë e aplikuar në disa vende të Evropës, dhe që natyrisht i përjashton ato njësi që kanë kontaktin e drejtpërdrejtë me qytetarin.

E dyta në listë, ishte një kërkesë e përsëritur për të hequr kufizimin ligjor që buron nga Kodi i Punës, për marrjen e lejes vjetore në jo më pak se një javë kalendarike. Ju e kërkuat masivisisht, si një ndër prioritetet kryesore, dhe ne po përgjigjemi për heqjen e këtij kufizimi, duke çliruar kështu mundësinë që kushdo të planifikojë pushimet që i takojnë ligjërisht në segmente kohore më të shkurtra se një javë,” - tha ministrja Pirdeni.

Ministrja tha se brenda vitit 2024 do të rriten sërish pagat për nëpunësit e nivelit specialist, për punonjësit e njësive të vetëqeverisjes vendore, ushtarakët, punonjësit e policisë dhe të arsimit. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Zjarr në spitalin e Shkodrës

Spitali i Shkodrës është përfshirë nga flakët pasditen e sotme. Mësohet se zjarri ka rënë në katin nëntokë të spitalit duke sjellë panik tek pacientet. Zjarri k...

20:03

Kris arma në Prishtinë, një i plagosur

Policia e Kosovës ka njoftuar se ditën e sotme janë rejistruar të shtëna me armë zjarri. Mësohet se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 11:30 në Prishtinë. Ndërko...

19:23

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI