Flash

Mitsotakis: E papranueshme si Shqipëria e trajtoi Belerin

Lapsi.al 29 May 2024
Mitsotakis: E papranueshme si Shqipëria e trajtoi Belerin

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis thotë se marrëdhënia mes Greqisë dhe Shqipërinë është komplekse. Sipas tij, janë dy shtete fqinje, “të dënuar” të jetojnë bashkë.

Në një intervistë dhënë për emisionin “Morning Zone” në televizionin “Action 24”, Mitsotakis foli edhe për fjalimin që kryeministri Edi Rama mbajti disa ditë më parë në Athinë. Sa i takon Fredi Belerit, Mitsotakis tha se mënyra se si çështja e tij u trajtua nga Shqipëria, është e papranueshme.

PJESË NGA INTERVISTA

Pyetje: Po. Tashmë zoti kryeministër po shohim shumë deluzione nga kryeministri shqiptar Edi Rama, më i fundit është pretendimi për ndryshimin e emrave të shqiptarëve që jetojnë këtu në vendin tonë. A do ta ndaloni përfundimisht anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian?

Mitsotakis: Marrëdhënia jonë me Shqipërinë fqinje është komplekse dhe duhet të them se mënyra se si Shqipëria e trajtoi kryetarin e zgjedhur të Bashkisë së Himarës ishte krejtësisht e papranueshme. Ai është kandidat (për Parlamentin Europian), jo i vetmi, ne kemi në fletëvotim dy kandidatë nga minoriteti etnik grek i Shqipërisë.

Por përtej kësaj, mund të them edhe një gjë: ne kemi qindra mijëra shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në vendin tonë. Fëmijët janë shtetas grekë, janë bashkuar, besoj, do të thosha në mënyrë harmonike në shoqërinë greke, shkojnë në shkollë, studiojnë. Mendoj se çdo gjë që helmon marrëdhëniet mes dy popujve nuk është e mirë. Jemi fqinj, jemi “të dënuar” të jetojmë bashkë.

Përtej kësaj, Shqipëria duhet të dijë, dhe e njëjta gjë vlen jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për Maqedoninë e Veriut, se ka rregulla në lidhje me rrugën e saj evropiane. Dhe respekti për shtetin e së drejtës, të drejtat e njeriut dhe minoritetet është një bërthamë qendrore e asaj që ne e quajmë “acquis evropiane”, të cilën Shqipëria duhet ta respektojë.

Pyetje: Pra, me një lirim të mundshëm të Fredi Belerit, a mendoni se kjo do t'i ndihmonte sadopak marrëdhëniet Greqi - Shqipëri, për të zbutur gjithë këtë tension?

Mitsotakis: Besoj se... Le të shohim fillimisht se çfarë do të ndodhë në zgjedhjet evropiane. Ka mundësi që këtë çështje ta zgjidhin vetë qytetarët grekë me zgjedhjen që do të bëjnë për Parlamentin e ardhshëm Europian. ©LAPSI.al 

Të këshilluara

Zjarr në spitalin e Shkodrës

Spitali i Shkodrës është përfshirë nga flakët pasditen e sotme. Mësohet se zjarri ka rënë në katin nëntokë të spitalit duke sjellë panik tek pacientet. Zjarri k...

20:03

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI