Flash

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

KPA lë në fuqi vendimin për shkarkimin e gjyqtarit Bari Shyti

Lapsi.al 29 May 2024
KPA lë në fuqi vendimin për shkarkimin e gjyqtarit Bari Shyti

KPA ka lënë në fuqi vendonim e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit i cili vendosi se gjyqtari Bari Shyti duhet të shkarkohet nga detyra. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, shpalli para 3 vitesh vendimin për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Administrativ, Bari Shyti.

Procesi i rivlerësimit për Shytin u krye aso kohe nga trupi gjykues i kryesuar nga Genta Tafa (Bungo), me relatore Firdes Shulin dhe anëtare Suela Zhegun. Pas shpalljes së vendimit, ai i kërkoi trupit gjykues të merrte masa për garantimin e sigurisë së tij në ambientet e ish-Pallatit të Kongreseve ku zhvillohen seancat dëgjimore të Komisionit, duke kujtuar se herën e kaluar kishte patur një “incident”.

Kryesuesja Genta Tafa (Bungo) i shpjegoi se masat e sigurisë garantohen nga Garda e Republikës dhe se duhej ta parashtronte kërkesën pranë këtij autoriteti. Gjatë seancës dëgjimore u konstatua se Shyti rezultonte me bilanc negativ për pasurinë në vlerën totale 8.6 milionë lekë.Gjithashtu, ndaj tij kishte raport negativ për figurën nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, DSIK, si dhe u identifikuan disa gjetje për profesionalizmin.

Njoftim vendimi

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Albana Shtylla relatore, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 34/2021, datë 21.06.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Bari Shyti kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 361, datë 25.03.2021.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: Lënien në fuqi të vendimit nr. 361, datë 25.03.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Bari Shyti. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall në Tiranë, më datë 29.05.2024.

Shyti e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1993 dhe ka punuar si gjyqtar në Gjykatat e Bulqizës dhe atë të Dibrës. Në vitin 2013, ai u dekretua si gjyqtar në Gjykatën Administrative të Durrësit dhe prej vitit 2016 e ushtron funksionin në Gjykatën Apelit Administrativ.

Të këshilluara

Kris arma në Prishtinë, një i plagosur

Policia e Kosovës ka njoftuar se ditën e sotme janë rejistruar të shtëna me armë zjarri. Mësohet se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 11:30 në Prishtinë. Ndërko...

19:23

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43