Flash

Identifikohet një nga personat që dhunoi avokatin e Berishës

Lapsi.al 29 May 2024
Identifikohet një nga personat që dhunoi avokatin e Berishës

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka njoftuar se një nga personat që dhunoi avokatin e Sali Berishës është identifikuar nga policia, ndërsa po punohet për dy të tjerët që morën në goditjen e Sokol Mëngjesit. Balla ka bërë një reagim në rrjetet sociale për atë që ka ndodhur sot paradite, duke kundërshtuar pretendimet e opozitës se dhunuesit u porositën nga Edi Rama.

"Lexoj që zotëria i penxheres së drejtësisë ka lëshuar zëdhënësat e gënjeshtrave të tij për të sulmuar kryeministrin si urdhëruesin e një sulmi kriminal ndaj njërit prej avokatëve të tij, zotit Sokol Mëngjesi. Ngjarja e ndodhur në mëngjes është në ndjekje nga Policia e Shtetit, e cila tanimë ka identifikuar njërin prej të tre autorëve dhe po punon për identifikimin e dy të tjerëve. Kam komunikuar edhe personalisht me kolegët e avokatit sapo kam marrë dijeni dhe i falenderoj për disponimin qytetar në funksion të sqarimit të ngjarjes. Kam komunikuar edhe me mjekun që po kujdeset për shëndetin e avokatit. Duke i uruar shërim të shpejtë zotit Sokol Mëngjesi, shpreh keqardhjen që nga kati i 8 hidhet edhe në këtë rast një kazan me helm për publikun, me qëllimi vetëviktimizimin politik të një të korruptuari madhor!" shprehet Balla në reagimin e tij.

Ngjarja ndodhi herët në mëngjes kur Sokol Mëngjesi sapo kishte shoqëruar fëmijën e tij në kopësht. Tre persona ishin duke e pritur dhe e kanë goditur me sende të forta, duke i shkaktuar plagë. Pak më parë, avokati është futur në intubim.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI