Flash

Berisha: Ata që goditën avokatin tim kanë mbështetjen e Ramës dhe të Ballës

Lapsi.al 29 May 2024
Berisha: Ata që goditën avokatin tim kanë mbështetjen e

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në fjalimin e përnatshëm nga ballkoni për çështjen e dhunimit të avokatit të tij, Sokol Mëngjesi. Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh se dhunimi i avokatit është një sulm direkt kundër opozitës. Ai shtoi se kryeministri Rama dhe ministri i brendshëm Taulant Balla do të mbajnë çdo përgjegjësi për këtë akt kriminal të shëmtuar.

"Duke i uruar shërim të plotë profesorit të nderuar, Sokol Mëngjesi, i deklaroj Edi Ramës dhe Taulant Ballës se ky është një sulm direkt kundër opozitës. Se do mbajnë çdo përgjegjësi për këtë akt kriminal të shëmtuar. Për këtë skenar të stisur!

Se sot ke goditur një avokat të të vërtetës që të demaskoi ty para shqiptarëve dhe botës me farsën e dosjes tënde ndaj kundërshtarit politik, Sali Berisha, që të hoqi çdo maskë para shqiptarëve dhe botës, të një kryeministri bandit që nuk ke ligj, Kushtetutë dhe moral, por që je një kriminel në krye të protektoratit të krimit në Shqipëri.

Sokol Mëngjesin donin ta vrisnin. Kush? Personi që kishte fituar gjyqin në të gjitha shkallët me avokat Sokol Mëngjesin. Pra, ky monstër donte të eliminonte njeriun që e mbrojti në përputhje me ligjin. Të gjitha mund të ndodhin, por këto janë ndodhi që ndodhin vetëm me mbështetje dhe vetëm me mbështetje kryesore politike.

A mund të besohet se po heton Taulant Balla? Përkundrazi. Nuk po bëjnë gjë tjetër veçse po shpalosin skenarin e përgatitur. E stisur për një çështje. Çdo avokat ka çështje. Janë njerëzit e çështjeve. Por të eliminosh një avokat në mes të qytetit të Tiranës se gjoja nuk donte t’i paguante detyrimin, kjo tejkalon çdo gjë, përveç mendjen e Edi Ramës, mendjen e Taulant Ballës dhe shërbëtorëve të tyre” - shtoi ai. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Zjarr në spitalin e Shkodrës

Spitali i Shkodrës është përfshirë nga flakët pasditen e sotme. Mësohet se zjarri ka rënë në katin nëntokë të spitalit duke sjellë panik tek pacientet. Zjarri k...

20:03

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI