Flash

BE rrëzon propagandën: Shqipëria, e fundit për pastërtinë e plazheve

Lapsi.al 29 May 2024
BE rrëzon propagandën: Shqipëria, e fundit për

“Shqipëria, Maldivet e Europës”, “Thesari i fshehur i Mesdheut”, “Perla e Adriatikut”, “Plazhet përrallore”, “Bregdeti më i bukur i Jonit”... Të tillë tituj i keni hasur me siguri në mediat apo portalet pranë qeverisë prej të paktën një viti. Të shpërndara me kujdes propaganda qeveritare ato kanë pasur si synim krijimin e një realiteti tjetër tek i cili shqiptarët duhet të besojnë.

Por reportazhet e paguara me foto të retushuara, shkrimet e porositura, editorialet e kërkuara janë rrëzuar nga një raport i Bashkimit Europian i publikuar këtë të mërkurë mbi cilësinë e ujërave të larjes në plazhe, liqene e lumenj në 27 vendet e Unionit duke përfshirë, Zvicrën dhe Shqipërinë. Ky raport i hartuar nga Agjencia Europiane e Mjedisit e rendit Shqipërinë të fundit të listës sa i takon pastërtisë së ujërave të larjes qofshin këto në det, liqen apo lumenj.

Për të qenë të qartë që në fillim. Është e vërtetë se Shqipëria ka njohur një rritje të numrit të turistëve dhe vëmendjes së vizitorëve të huaj në dy vitet e fundit. Kjo lidhet se pari me investimet private në sektorin e hoteleri-turizmit, çmimet e lira në krahasim me fqinjët si dhe me reklamimin e mirë nëpërmjet rrjeteve sociale, sidomos Instagram dhe TikTok.

Ajo që duhet të kishte bërë qeveria shqiptare ishte të krijonte një mjedis të sigurt dhe të pastër. Dhe raporti i fundit e ngel atë në klasë.

Raporti

Raporti i Agjencisë Europiane të Mjedisit i siguruar nga lapsi.al ka analizuar gjatë vitit 2023 ujërat e larjes në dy parametra specifikë të rëndësishëm shëndetësorë: Përmbajtja e bakterit Escherichia Coli dhe Enterokoket e zorrëve.

Për këtë u analizuan mostrat e marra nga ujërat në 22 mijë lokacione ku 85% e tyre u vlerësuan të shkëlqyera. 96% e ujërave plotësonin standardet minimale të cilësisë. Cilësia e ujërave të larjes bregdetare është përgjithësisht më e mirë se ajo e lumenjve dhe liqeneve. Në vitin 2023, rreth 89% e ujërave të larjes bregdetare të BE-së u klasifikuan si të shkëlqyera.

Shqipëria

Agjencia Europiane e Mjedisit analizoi ujërat në 119 lokalcione në Shqipëri. Vetë 41.2% e ujërave ku lahen njerëzit në Shqipëri janë të një cilësie ekselente. Pjesa tjetër është klasifikuar e një cilësie “të mirë”, “të mjaftueshme” ose “të varfër”.

Ujërat më të pastra në Europë u përkasin 4 vendeve: Qipros, Austrisë, Kroacisë dhe Greqisë. Duket qesharake që në disa nga shkrimet e porositura në mediat e huaja, Shqipëria krahësohet pikërisht me Greqinë dhe Kroacinë.

“Në Austri, Belgjikë, Bullgari, Maltë, Luksemburg dhe Rumani të gjitha ujërat e larjes përmbushnin të paktën standardin minimal të cilësisë në vitin 2023. Megjithatë në 5 vende: Shqipëri, Belgjikë, Estoni, Hungari dhe Poloni, më pak se 70% e ujërave të larjes ishin me cilësi të shkëlqyer.

Një nga kërkesat kryesore ka qenë garantimi që të gjitha ujërat e banjës të jenë të cilësisë të paktën “të mjaftueshme” deri në vitin 2015. Në vitin 2023, kjo kërkesë është plotësuar nga 96% e të gjithë ujërave të vendeve të BE-së” – thuhet në raportin e Agjencisë Europiane të Mjedisit ... që me siguri nuk do ta gjeni në shumë media shqiptare. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Ana jonë e zezë që mediat perendimore e shohin kur iu duhet

Kullat e Tiranës, si po fshihen edhe në mediat e huaja (FOTO)

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI