Flash

Zvërneci shitet për 306 mijë euro

Kontrata e shitjes së aksioneve zbulon se kompania që zotëron lejen e zhvillimit për resortin luksoz në bregdetin e Vlorës ndryshoi pronarë përmes një marrëveshjeje offshore mes Holandës dhe Katarit.

14:42

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43

BDI: Duhet të ishim ne pjesë e qeverisë së re të RMV dhe jo "VLEN"

Lapsi.al 29 May 2024
BDI: Duhet të ishim ne pjesë e qeverisë së re të RMV

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti akuzoi të mërkuren koalicionin ‘Vlen’ dhe VMRO-DPMNE për anashkalim të legjitimitetit të votës shqiptare, duke e lënë atë jashtë qeverisë ndonëse koalicioni "Fronti Evropian" mori më shumë vota të elektoratit shqiptar. Ai e quan vasal veprimin e koalicionit ‘Vlen’ për të hyrë në qeveri me VMRO-në, duke thënë se kjo është një shkelje e Marrëveshjes së Ohrit. Zoti Ahmeti paralajmëroi hapa të mëtejshëm “në mbrotje të legjitimitetit të votuesve shqiptarë”, por pa hollës të tjerë mbi këtë.

Ndërkohë, VMRO-ja thotë se vullneti i shumicës kërkon që BDI-ja të shkojë në opozitë dhe të përballet me përgjegjësinë. Edhe koalicioni 'Vlen' pret që BDI-ja të jetë një opozitë konstruktive. Edhe pse kushtetuta e vendit nuk përcakton se kush duhet të përfaqësojë shqiptarët në pushtetin ekzekutiv, drejtuesi i ardhshëm opozitar shqiptar Ahmeti ngul këmbë se kjo duhet të jetë forca politike me shumicën e fituar të votave të komunitetit të dytë më të madh në vend.

“Përkundër të gjitha argumenteve, numrit të vota ve dhe të deputetëve, humbësit e zgjedhjeve pa legjitimitetin e sovranit u nënnshtruan tërësisht duke injoruar vullnetin e popullit, Marrëvesshjen e Ohrit, legjitimitetin, dhe pa pasur aspak respekt për ata që sollën të gjitha ndryshimet cilësore në vendin tonë. Në këtë kontekst, qytetarët na pyesin” ç’kuptim ka demokracia në vendin tonë nëse komuniteti shumicë përcakton se kush i përfaqëson shqiptarët, turqit, romët dhe komunitet tjera?”, - u shpreh zoti Ahmeti.

Zoti Ahmeti duke folur në një konferencë shtypi nga selia e partisë në Tetovë, nuk saktësoi se cilat do të jenë hapat e mëtejmë të "Frontit Evropian", duke thënë se publiku do të njoftohet së shpejti me vendimet e Frontit pas konsultimeve me drejtuesit e koalicionit. Kreu i BDI-së thotë se mendësia dhe veprimi i partive të koalicionit "Vlen" i kthen shqiptarët e Maqedonisë së Veriut në kohën kur ata trajtoheshin si qytetarë të dorës së dytë.

“Legjitimiteti është shtylla e stabilitetit, sigurisë, mirëqenies e barazisë. Prandaj, ne bashkë po nisim betejen e respektimit të frymës së Marrëveshjes së Ohrit që bazohet në legjitimitetin dhe të drejtën zakonore për përfaqësim nga ata që e kanë legjitimitetin e komuniteteve”, tha zoti Ahmeti.

Nga ana tjetër, koalicioni "Vlen" e quan veten fitues të votave shqiptare, ndërsa akuzon BDI-në për shantazh të votuesve dhe për blerje votash. "Vlen" nuk pranon të ketë nënshkruar një marrëveshje me BDI-në, siç pretendon kjo e fundit. Pas një rivotimi para një jave "Vlen" i mori një deputet "Frontit Evrpian", duke ngritur në 14 numrin e deputetëve, ndërsa "Fronti Evropian" mbeti me 18 ligjvënës në Parlamentin prej 120 vendesh.

Partitë e koalicionit të pritshëm qeveritar shqiptar po zhvillojnë bisedime intensive me VMRO-DMPNE-në për përshtatjen e programit qeveritar dhe emrat e pjestarëve të kabinetit të qeverisë si dhe ndarjen e drejtorive publike. Media e afërt me VMRO-në dhe koalicionin "Vlen" thotë se partitë shqiptare do të marrin postin e zëvendëskryeministrit të parë në qeveri, Ministrinë e Shëndetësisë, Ekonomisë, Pushtetit Lokal dhe atë të Shoqërisë Informatike dhe Administratës. Të martën Afrim Gashi, anëtar i këtij koalicioni, u zgjodh Kryetar i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut. en

ali ahmeti

Të këshilluara

Zjarr në spitalin e Shkodrës

Spitali i Shkodrës është përfshirë nga flakët pasditen e sotme. Mësohet se zjarri ka rënë në katin nëntokë të spitalit duke sjellë panik tek pacientet. Zjarri k...

20:03

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43