Flash

Asnjë i arrestuar për kanabisin në Malësi të Madhe, Balla përgëzon policinë

Lapsi.al 29 May 2024
Asnjë i arrestuar për kanabisin në Malësi të Madhe,

5 parcela me kanabis janë gjetur dhe asgjësuar në Shkodër, Malësi të Madhe dhe në Vaun e Dejës. 10 536 bimë dhe 728 fidanë kanabisi janë gjetur në total. Në operacion morën pjesë 170 punonjës policie.

Konkretisht, në Dukagjin, Shalë dhe Postribë u gjetën dhe u asgjësuan 6600 bimë narkotike. Në njësinë administrative Kelmend, Malësi e Madhe, u gjetën dhe u asgjësuan 3528 bimë kanabisi dhe 728 kubikë me fidanë narkotikë. Në Vaun e Dejës, u gjetën dhe u asgjësuan 408 bimë kanabisi.

Por policia nuk ka mundur që të arrestojë asnjë prej kultivuesve, por thotë se ka gjetur prova që mund t’i çojnë drejt identifikimit dhe kapjes së tyre. Pavarësisht kësaj, ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka përgëzuar punonjësit e policisë për aksionin.

“E përgëzoj Policinë e Shtetit, e cila përmes Forcës Kombëtare të Sigurisë dhe Drejtorive Vendore po kontrollon të gjithë territorin e vendit për parandalimin e këtij fenomeni. Edhe një herë përgëzime DVPShkodër për kontrollin e 37 koordinatave dhe asgjësimin e mbi 11 mijë bimëve kanabis”, shkruan Balla në rrjetet sociale.

Nga hetimet e SPAK në radhët e policisë së shtetit është zbuluar se parcelat me kanabis nuk kultivohen pa garancinë e shefave të policisë lokale dhe në shumë raste, janë vetë policët që njoftojnë kultivuesit të largohen kur vijnë kontrollet nga Tirana.

Të këshilluara

Sarandë, plagoset me thikë një i ri

Një 16-vjeçar është plagosur ditën e sotme në Sarandë. Mësohet se i mituri u paraqit në urgjencën e spitalit të Sarandës me dy plagë thike. 16-vjeçari i identif...

19:51

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI