Flash

Argita Berisha: Avokati u rrah për shkak të detyrës! PD: Urdhër i Ramës!

Lapsi.al 29 May 2024
Argita Berisha: Avokati u rrah për shkak të detyrës! PD:

Në spitalin e Traumës, avokati i rrahur i Sali Berishës, Sokol Mëngjesi u vizitua nga kolegë të tij dhe nga Argita Berisha. Ndonëse ende nuk ka asnjë indicie për motivet e ketij krimi ajo ka thënë se dyshimet për rrahjen janë për shkak të detyrës sepse avokati "nuk ka asnjë konflikt tjetër".

"Avokati u sulmua për shkak të detyrës. Kush e njeh Sokolin e di sa njeri korrekt është. Nuk ka asnjë konflikt tjetër. Ai është në reanimacion nuk e takova dot por fola me familjarë dhe mjekë. Duhet të presim për të parë gjendjen e tij" është shprehur Argita Berisha gjatë një prononcimi për Top Channel.

Po i njëjti qëndrim u nxitua të mbahej edhe nga selia e PD. Zëdhënësja e Berishës, Floriana Garo i ka rënë shkurt dhe ka thënë se njerëzit që goditën avokatin i urdhëroi Edi Rama.

"Tre bandite, te urdhëruar nga Edi Rama, kane sulmuar dhe goditur me leva në kokë në qendër të Tiranës, profesor Sokol Mëngjesin, avokati i mirënjohur i kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha. Ky është një akt kriminal dhe hakmarrje e verbër, primitive e Edi Ramës ndaj profesor Sokol Mëngjesit, sepse ai së bashku me kolegët e tij, faktuan para shqiptarëve me prova dhe dokumente zyrtare të pakundërshtueshme, se procesi gjyqësor kundër kryetarit të Partisë Demokratike është një proces kryekëput politik i bazuar ne një piramidë mashtrimi, siç është çështja e Klubit Sportiv Partizani" u shpreh Garo.

Avokati i Berishës, Sokol Mëngjesi po linte fëmijën në kopsht kur u rrah barbarisht nga tre persona të paidentifikuar këtë të mërkurë. Autorët e kanë gjurmuar avokatin kur ka dalë nga banesa e tij në zonën e ish-Bllokut dhe i kanë zënë pritë.

Incidenti ndodhi rreth orës 08:30 në kopshtin 31. Autorët, që paraprakisht dyshohet se ishin tre, e qëlluan 34-vjeçarin me dorezë metalike në kokë. Avokati u dërgua me urgjencë në Spitalin e Traumës.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI