Flash

Zbardhet SKEMA/ Si përvetësoi grupi italo-shqiptar 31 restorante në Firence

Lapsi.al 28 May 2024
Zbardhet SKEMA/ Si përvetësoi grupi italo-shqiptar 31 restorante

Mediat italiane kanë zbuluar detaje të reja nga rrjeti italo-shqiptar që kishte mundur “të shtinte në dorë”, 31 restorante dhe 2 hotele në një nga zonat më të pasura të Firences. Ata akuzohen për krijimin e një skeme të pastrimit të parave.

Në pranga janë vënë sipërmarrësi Alessandro Bigi, president i ekipit të futbollit Ischia, ish-portieri i Napolit dhe Fiorentinës, Pino Taglialatela, nga i cili Bigi bleu aksionet e klubit me para që besohet të jenë si rezultat i të ardhurave të paligjshme.

Nën akuzë janë vënë edhe shqiptari Elouert Kamani dhe bashkëkombës të tjerë të tij si Albiona Ziaj, Redon Marku, Musa Kakuli, Samir Houjeiri, Eros Giona, Orkes Kamani, etj. Klubi i futbollit u ble zyrtarisht për 9 mijë euro, por në fakt u paguan 100 mijë euro të fshehura si donacione apo të justifikuara me fatura false.

Qendra e rrjetit italo shqiptar ndodhej në restorantin “Il Cavallino” ku kishin mundur të riciklonin mbi 10 milionë euro, të cilat ishin riinvestuar në blerje të furishme të bizneseve dhe restoranteve në qendër të Firences. Një kamera e fshehur nga hetuesit e Guardia di Finanza ka regjistruar prej kohësh praktikën e dorëzimit të parave “nën tavolinë”. Rrjeti pastronte para me bizneset që kishte dhe me ato blinte biznese të tjera.

Operacioni është shtrirë edhe në Shqipëri ku janë kryer kontrolle në Vlorë, Elbasan dhe Durrës në bashkëpunim me SPAK dhe BKH. Synimi i hetuesve është të gjurmojnë origjinën e lumit të parave. Përveç 31 restoranteve, 2 hoteleve dhe një klubi futbolli ata kishin blerë edhe një fabrikë birre dhe një biznes të makinave me qira. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Sarandë, plagoset me thikë një i ri

Një 16-vjeçar është plagosur ditën e sotme në Sarandë. Mësohet se i mituri u paraqit në urgjencën e spitalit të Sarandës me dy plagë thike. 16-vjeçari i identif...

19:51

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI