Flash

“Unë jam ajo trapja Meloni”/ Kryeministrja e Italisë takon presidentin e Campania (VIDEO)

Lapsi.al 28 May 2024
“Unë jam ajo trapja Meloni”/ Kryeministrja e Italisë takon

“President De Luca, unë jam ajo trapja (stronza) Meloni. Si jeni?". Me këto fjalë iu drejtua kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, presidentit të rajonit të Campania, Vincenzo De Luca duke përshëndetur dhe duke i dhënë dorën.

Ai iu përgjigj: “Mirë. Mirë se erdhe”. Kjo ishte hera e parë që ata të dy takoheshin pasi në muajin shkurt De Luca, që i përket PD-së, e quajti kryeministren italiane “trape” teksa fliste me disa gazetarë. Deklarata u bë në Romë kur ai po fliste për çështjen e autonomisë lokale dhe zhbllokimin e disa fondeve.

Në atë kohë Meloni i dërgoi një mesazh duke u shprehur se De Luca “duhet të punojë në vend që të protestojë". Nga ai moment, mes të dyve nuk munguan as shigjetimet në distancë derisa u panë ballë për ballë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Lushnje, babai plagos me thikë djalin

Një 69-vjeçar në Lushnje ka plagosur me thikë djalin e tij 39 vjeç, gjatë një konflikti mes tyre. Djali ka përfunduar në spital për ndihmë mjeksëore, por gji...

18:55

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI