Flash

“Të gjithë sytë tek Rafah”/ Kuptimi i sloganit që po pushton rrjetet sociale

Lapsi.al 28 May 2024
“Të gjithë sytë tek Rafah”/ Kuptimi i sloganit

“Të gjithë sytë tek Rafah”. Ky slogan është kthyer në 24 orët e fundit në një simbol të protestës së universiteteve në të gjithë botën. Kërkesa është gjithmonë e njëjtë: “Mos e ulni vigjilencën ndaj masakrës së vazhdueshme të civilëve në Gaza dhe vazhdoni të bëni thirrje për armëpushim”.

Ky slogan po përhapet me shpejtësi në rrjetet sociale që vazhdojnë të bëjnë thirrje pa pushim për një armëpushim në Rripin e Gazës. “Të gjithë sytë tek Rafah” është një ftesë për të mbajtur vëmendjen tek drama që po shpaloset në Rafah, pasi vetëm në orët e fundit sulmi izraelit shkaktoi të paktën 45 viktima në një kamp refugjatësh. Në Rafah janë strehuar mni 1.2 milionë refugjatë palestinezë dhe kjo është streha e tyre e fundit ku tashmë nuk janë më të sigurt. 

Motoja “Të gjithë sytë nga Rafah” ka marrë gjithnjë e më shumë hapësirë dhe shikueshmëri në rrjetet sociale pasi u përdor edhe nga disa njerëz të famshëm që kanë zgjedhur të mbajnë qëndrim për konfliktin në Lindjen e Mesme. Edhe drejtori i OBSH-së në territoret palestineze përdori këtë shprehje për të rritur ndërgjegjësimin e publikut për të mos humbur nga sytë përshkallëzimi i dhunës dhe masakrimi i civilëve në Rafah.

Edhe ministri i Jashtëm britanik, David Cameron, i cilësoi imazhet e publikuara nga media pas sulmit izraelit si "thellësisht shqetësuese" dhe kërkoi që hetimi të jetë “i shpejtë, i plotë dhe transparent”. “Ne kemi nevojë urgjente për një marrëveshje për të liruar pengjet dhe për të sjellë ndihma, me një pauzë të konfliktit për të na lejuar të punojmë drejt një armëpushimi të qëndrueshëm afatgjatë”, - shtoi Cameron. ©LAPSI.al

All Eyes On Rafah: Bollywood Actors Express Solidarity With Palestine – Timeline Daily

All Eyes On Rafah': Indian celebrities demand justice for Gaza victims

Të këshilluara

Sarandë, plagoset me thikë një i ri

Një 16-vjeçar është plagosur ditën e sotme në Sarandë. Mësohet se i mituri u paraqit në urgjencën e spitalit të Sarandës me dy plagë thike. 16-vjeçari i identif...

19:51

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI