Flash

PS ngre të enjten komisionin e posaçëm anti-korrupsion. Fatmir Xhafa kryetar?!

Lapsi.al 28 May 2024
PS ngre të enjten komisionin e posaçëm anti-korrupsion. Fatmir

Socialistët nuk humbasin kohë. Pas votimit të rezolutës në Parlament, do të vijojmë me ngritjen e Komisionit të Posaçëm.

Në seancën e kësaj të enjte është përfshirë në rendin e ditës edhe projektvendimi “Për ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Thellimin e Reformave për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit dhe Antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian”.

Nuk dihet nëse do të miratohen edhe anëtarët apo drejtuesi i komisionit. Deri më tani emri më i mundshëm që është përfolur për ta drejtuar është deputeti Fatmir Xhafa. Ish-ministri i Brendshëm i larguar nga Rama në mënyrë okulte pritet të rikthehet në krye të një komisioni, që në një pjesë të opinionit shihet gjerësisht si komisioni anti-SPAK. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Lushnje, babai plagos me thikë djalin

Një 69-vjeçar në Lushnje ka plagosur me thikë djalin e tij 39 vjeç, gjatë një konflikti mes tyre. Djali ka përfunduar në spital për ndihmë mjeksëore, por gji...

18:55

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI