Flash

PAMJET/ RAI 3 rikthehet në Shqipëri, por gazetari nuk pranon kafen e Ramës

Lapsi.al 28 May 2024
PAMJET/ RAI 3 rikthehet në Shqipëri, por gazetari nuk pranon kafen e

Emisioni “Report” që transmetohet çdo të diel në mbrëmje në “RAI 3” është rikthyer në Shqipëri. Të dielën që vjen do të publikohet pjesa e dytë, e shumëpërfolur e dokumentarit për kampet e pritjes së emigranteve që duhet të ndërtohen në Shëngjin dhe Gjadër.

Prezantuesi dhe autori i këtij programi, Sigfrido Ranucci zbuloi në emisionin e fundit se në pjesën e dytë të dokumentarit do të ketë edhe një intervistë “riparuese” me Edi Ramën. Në një kronikë të shkurtër prezantimi duket që kryeministri shqiptar ka pritur në zyrën e tij gazetarin e RAI3, Giorgio Mottola që kreu edhe dokumentarin e parë.

[caption id="attachment_919510" align="alignnone" width="677"] Prezantuesi dhe autori i këtij programi, Sigfrido Ranucci[/caption]

Detaji që zbulohet është se gazetari italian nuk ka pranuar kafen e ofruar nga kryeministri Rama, gjë sipas tij bëri kreun e qeverisë shqiptare të mbetet paksa keq. Vetë Rama e ka kaluar me një batutë gjatë intervistës edhe pse gazetari i thotë se kishte pirë një tjetër kafe më herët.

[caption id="attachment_919508" align="alignnone" width="695"] Gazetarët italianë në zyrën e Ramës[/caption]

“A ishte paksa dyshuese ajo kafe që nuk e pranuat? Ah nuk ka problem. Sepse ndoshta me të gjitha ato që ke në mendje të dukem si autokrati që kërkon të helmojë gazetarin” - thotë Rama. Në pjesën e shkurtër të transmetuar sillen në vëmendje të gjitha akuzat që Rama i bëri reportazhit të parë.

Gazetari e ka pyetur Ramën nëse vërtet e konsideron “të shpifur” emisionin e transmetuar dhe kreu i qeverisë i dha këtë përgjigje: “Unë nuk dua të këmbëngul tek fjala, por nëse ju doni të këmbëngulni: “Po ishte shumë e shpifur” – thotë Rama.

[caption id="attachment_919509" align="alignnone" width="692"] Rama duke folur për RAI 3[/caption]

Në emisionin e parë u fol për lidhje të qeverisë shqiptare me krimin dhe korrupsionin. Në fokus ishte Sekretari i Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi të cilin e kishin etiketuar si “avokat të trafikantëve”.

“Pas sulmeve të dy kryeministrave, asaj italiane, Giorgia Meloni dhe atij shqiptar, Edi Rama, i rikthehemi trajtimit të marrëveshjes për emigrantët mes Italisë dhe Shqipërisë. Intervistuam kreun e qeverisë shqiptare, i cili pranoi t’u përgjigjej pyetjeve të Giorgio Mottola-s, madje edhe pyetjeve të mprehta për infiltrimin e mafies shqiptare në qeverinë e tij”, - njofton “Rai 3” në trailerin e emisionit.

Por edhe emisioni i dytë duket se nuk u ka shpëtuar hedhjeve të dyshimit për korrupsion. Gazetarët kanë shkuar në Gjadër ku kanë vënë re se një nga personat e kontraktuar për ndërtimin e kampit, ka një kompani për të cilën nuk u gjet asgjë në të dhënat e qeverisë italiane.

[caption id="attachment_919507" align="alignnone" width="932"] RAI 3 në Gjadër[/caption]

“Një nga personat e kontraktuar për ndërtimin e kampit, ka një kompani për të cilën nuk gjetëm asgjë në të dhënat e qeverisë. Ky person përmendet në një rast të korrupsionit të zyrtarëve. Ka disa politikanë që kanë gjetur Eldoradon në Shqipëri” – thuhet pjesën e shkurtër të publikuar. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Investigimi i RAI3/ Çfarë e tërboi Edi Ramën

Profil/ Kush është gazetari i RAI që nervozoi Ramën dhe lidhja e vjetër me Shqipërinë

RAI 3 nxjerr dokumentet: Olsi Rama lëvizte me trafikantët e drοgës

Enigma/ Pse s’u transmetua të dielën pjesa e dytë e investigimit të Rai3

Të këshilluara

Sarandë, plagoset me thikë një i ri

Një 16-vjeçar është plagosur ditën e sotme në Sarandë. Mësohet se i mituri u paraqit në urgjencën e spitalit të Sarandës me dy plagë thike. 16-vjeçari i identif...

19:51

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

95.18

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI