Flash

Greqi, kapen 46 kg kokainë e fshehur në banane (VIDEO)

Lapsi.al 28 May 2024
Greqi, kapen 46 kg kokainë e fshehur në banane (VIDEO)

Kontrollet e plota nga inspektorët nga “Autoriteti i Pavarur Doganor për Hyrjet” në Greqi çuan në një tjetër sukses të madh në luftën kundër trafikimit të lëndëve narkotike, me zbulimin dhe sekuestrimin e 46 kilogramëve kokainë, të fshehura me kujdes brenda një kontejneri me banane në frigorifer.

Pas kryerjes së analizës së rrezikut lokal, nga Dogana e 3-të e Pireut në Greqi u sekuestrua një kontejner i dyshimtë me banane me origjinë nga Ekuadori me destinacion Pireun.

Protothema.gr raporton se gjatë kontrollit fizik u gjetën 40 pako me një sasi të konsiderueshme lënde narkotike (kokainë), me peshë bruto dyzet e gjashtë kilogramë e katërqind e dyzet e pesë gramë (46.445 kg), të cilat u konfiskuan.

Vlera e kokainës së sekuestruar llogaritet në 2.000. 000 euro.

Kontrolli është kryer me asistencën e Prokurorisë për Drogën e Prokurorisë së Krimeve Ekonomike (PSPK) të Atikës, ndërsa për rastin është njoftuar menjëherë prokurori kompetent dhe Organi Koordinues i Prokurorisë së Drogës (SODN).

Vijojnë hetimet për zbardhjen e një rrjeti ndërkombëtar të importit dhe trafikut të drogës dhe po hetohet për një lidhje të mundshme me raste të tjera.

Kujtojmë se disa ditë më parë në portin e Pireut u sekuestruan dy ngarkesa me drogë, ku mes të arrestuarve ishin edhe dy shqiptarë.

https://youtu.be/S_U1u-MhbAk

Të këshilluara

Lushnje, babai plagos me thikë djalin

Një 69-vjeçar në Lushnje ka plagosur me thikë djalin e tij 39 vjeç, gjatë një konflikti mes tyre. Djali ka përfunduar në spital për ndihmë mjeksëore, por gji...

18:55

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI