Flash

FOTO/ Gjendet një unazë ari 2300-vjeçare në Jerusalem

Lapsi.al 28 May 2024
FOTO/ Gjendet një unazë ari 2300-vjeçare në Jerusalem

Ajo shkëlqen pothuajse si të jetë e re, por është 2300 vjeçe. Bëhet fjalë për një unazë ari të ruajtur në mënyrë të mrekullueshme dhe të gjetur gjatë gërmimeve në Jerusalem dhe shkencëtarët besojnë se ajo mund të japë të dhëna për kohën e saj dhe origjinën e Jerusalemit.

Atë e gjeti një grua shtatzënë. Unaza prej ari ishte zbukuruar me një gur të çmuar të kuq dhe besohet se i përkiste ose një fëmije ose një vajze. Sipas ekspertëve ajo e ka origjinën nga epoka helenistike. Punëtorja e gjeti unazën duke shoshitur dheun.

Ajo është pjesë e ekipit që punon në gërmimet arkeologjike të iniciuara bashkërisht nga Instituti i Izraelit për Antikitetet dhe Universiteti i Tel Avivit në kantierin “Qyteti i Davidit” ku po kryhen gërmime.

Prsten iz Jerusalima star oko 2300 godina

“Papritmas pashë diçka që shkëlqente. Menjëherë bërtita se e kisha gjetur një unazë. Është një gjë shumë emocionuese. Nuk e gjen diçka të tillë çdo ditë. Jam shumë e lumtur që ëndrra ime u realizua një javë para pushimeve të lehonisë” – tha gruaja që shtoi se i gjithë ekipi ishte i emocionuar.

Stili i unazës tregon epokën persiane dhe helenistike të hershme të fundit të shekullit të 4-të deri në fillim të shekullit të 3-të para Krishtit.

“Në atë kohë, njerëzit filluan të preferonin arin me gurët e çmuar më shumë se ari i gdhendur”, - thuhet në një deklaratë. Unaza e artë është një nga një sërë objektesh të cilat u gjetën në kantierin e parkingut Givanti në "Qytetin e Davidit". Shkencëtarët thonë se të gjitha këto gërmime do të kontribuojnë në krijimin e një tabloje të banorëve të Jeruzalemit në epokën e hershme helenistike. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Sarandë, plagoset me thikë një i ri

Një 16-vjeçar është plagosur ditën e sotme në Sarandë. Mësohet se i mituri u paraqit në urgjencën e spitalit të Sarandës me dy plagë thike. 16-vjeçari i identif...

19:51

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI