Flash

Emrat e ministrave shqiptarë në qeverine e re të Maqedonisë

Lapsi.al 28 May 2024
Emrat e ministrave shqiptarë në qeverine e re të Maqedonisë
Orët e fundit të së hënës është vëndosur përfundimisht se opozita shqiptare në Maqedoni, koalicioni VLEN, do të jetë pjesë e kabinetit të ardhshëm qeveritar, duke kaluar BDI-në e Ali Ahmetit në opozitë. Në zgjedhjet e 8 majit VMRO-DPMNE ka siguruar 58 deputetë (nga 120 gjithsej), Fronti Evropian që udhëhiqet nga BDI-ja, 18 deputetë, po aq sa partia që ndejti 7 vite në pushtet, Lidhja Social Demokrate, ndërsa koalicioni VLEN 14.  Pas konfirmimit të aleancës së re krerët e koalicionit opozitar shqiptar VLEN do të jenë pjesë e pushtetit legjislativ dhe ekzekutiv, përpos kryetarit të Lëvizjes BESA, Bilall Kasami (I katerti nga e majta ne te djathte ne foto) që do ti kthehet detyrës së kryetarit të komunës së Tetovës. LEXO ME TEJ:

Dekorimi i Ali Ahmetit/ Maqedonia si fushë beteje mes Ramës dhe Albin Kurtit

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi (i pari majtas) sot pritet të marrë detyrën e kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut. Me zgjedhjen në këtë detyrë, ai paraprakisht është dorëhequr nga posti i kryetarit të kësaj partie. Sipas dispozitave në fuqi, kryetari i Kuvendit nuk mund të jetë edhe kryetar partie, apo të mbajë funksioneve tjera në ndonjë subjekt politik. Gashi 47 vjeç, i njohur më parë si publicist, ka qenë deputet në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut në dy mandate 2016-2020 dhe 2020-2024. Një tjetër nga krerët e koalicionit VLEN, ish kandidati për president dhe kryetari aktual i komunës së Gostivarit, Arben Taravari (ne mes) pritet që të jetë ministër i shëndetësisë, duke lënë detyrën e të parit të komunës. Taravari, me profesion mjek, rikthehet në këtë detyrë pas më shumë se 7 viteve, kur ishte pjesë e Qeverisë së Zoran Zaevit. Kryetari i LD-së, i cili u shkëput me bujë nga BDI e Ali Ahmetit, Izet Mexhiti (i dyti) po ashtu pritet lërë mandatin e deputetit dhe do të jetë në postin e zëvendëskryeministrit të parë të Qeverisë. Këtë të martë, 28 maj, ka nisur seanca e parë e Kuvendit, e dalë nga zgjedhjet e rregullta parlamentare.

Pas konstituimit të Kuvendit, në afat prej dhjetë ditësh presidentja e porsa zgjedhur, Gordana Silanovska-Davkova pritet të dekretojë kreun e VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickovski si mandatar për formimin e Qeverisë së re.

Qeveria e re/ Në Shkup po vdes Ballkani i hapur

VMRO DPMNE-ja dhe koalicioni VLEN, pothuajse i kanë përfunduar bisedimet për bashkëqeverisje dhe për ndarjen e posteve ministrore në Qeverinë e re të Maqedonisë së Veriut, ku shqiptarët do të kenë deri 6 ministra, por marrëveshja nuk do të bëhet e ditur pa mbylljen e bisedimeve edhe me lëvizjen ZNAM, një parti me 6 deputetë që pritet gjithashtu të jetë pjesë e ekzekutivit të ardhshëm.

Bazuar në paralajmërimet e VMRO DPMNE-së, Qeveria e re e Maqedonisë së Veriut pritet të zgjidhet më së voni deri më 20 qershor.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI