Flash

Rama rikthehet sot në Parlament, fjalim për "rezolutën anti-korrupsion"

Lapsi.al 27 May 2024
Rama rikthehet sot në Parlament, fjalim për "rezolutën

Vështirë të mbahet mend seanca e fundit kur Edi Rama ka qenë në Parlament. Me shumë mundësi është ajo kur ai bashkë të vetët votuan për heqjen e imunitetit të Sali Berishës pas kërkesës së SPAK. Kryeministri rikthehet pas kaq shumë muajsh në seancën e sotme, ku do të mbajë një fjalë të gjatë për rezolutën që socialistët duan të miratojnë.

Rezoluta mban emrin “REZOLUTË PËR THELLIMIN E REFORMAVE PËR MIRËQEVERISJEN, SUNDIMIN E LIGJIT DHE ANTIKORRUPSIONIN PËR SHQIPËRINË 2030 NË BASHKIMIN EVROPIAN”, të cilën Rama e prezantoi në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së disa javë më parë.

Në seancën e sotme e cila nis në orën 13:00 janë parashikuar rreth 8 orë diskutime. Mësohet se ka një përzgjedhje të deputetëve të PS-së të cilët do të mbajnë fjalë për këtë rezolutë. Opozita abstenoi në Konferencën e Kryetarëve dhe me siguri nuk do ta japë as votën në seancën e sotme, por ka lënë të hapur mundësinë që të bëhet pjesë e komisionit të posaçëm që do të ngrihet pas kësaj rezolute e që me shumë mundësi do drejtohet prej Fatmir Xhafës. T'i besosh Edi Ramës luftën kundër korrupsionit pas 12 vitesh qeverisje me skandale e afera ulëritëse, është njësoj si t'i varësh ujkut mëlçitë në qafë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Më pak zogj shtegtarë në lagunat shqiptare

Lagunat shqiptare janë të mirënjohura për popullsinë e zogjve shtegtarë. Ekspertët paralajmërojnë megjithatë se numri i këtyre zogjve po bie dhe se shkaktarë ja...

18:55

Merr flakë një makinë në Tiranë

Një makinë është përfshirë nga flakët në Tiranë. Bëhet me dije se në momentin që makina ka qenë në lëvizje është përfshirë nga flakët. Gjithashtu ende nuk dihen...

18:53

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI