Flash

Parashikimi i zymtë i Makron në Berlin: Europa jonë mund të vdesì

Lapsi.al 27 May 2024
Parashikimi i zymtë i Makron në Berlin: Europa jonë mund të

Presidenti francez, Emmanuel Makron, nga Berlini ka bërë një parashikim të zymtë për të ardhmen e Europës, ndërkojë që në qershor mbahen zgjedhjet për Parlamentin Europian.

Gjatë takimit me homologun gjerman Frank Walter Steinmaier, Makron u shpreh se Europa është në rrezik dhe siguria e saj kërcënohet nga aktorët e jashtëm.

“Unë mendoj se ne po përjetojmë një moment në Evropën tonë që është ekzistencial, sepse unë besoj vërtet se Evropa jonë mund të vdesë.

Ekziston një formë magjepsjeje me autoritarizmin që lind tek vetë demokracitë tona e cila gjithashtu ushqen nacionalizmin dhe ekstremet e tjera në kontinentin tonë”, u shpreh Makron.

Emmanuel Makron i bëri komentet duke folur së bashku me Presidentin e Gjermanisë në vizitën e tij të parë tre-ditore shtetërore.

Makron kërkoi më tepër mbështetje për paqen dhe forcim të sovranitetit kombëtar. Gjatë vizitës së tij shtetërore në Gjermani, Emmanuel Makron i rezervoi fjalë të ngrohta mikpritësit e hodhi poshtë pretendimet se marrëdhëniet mes dy vendeve kanë filluar të dobësohen.

“Të jesh në anën e paqes sot do të thotë t’i japësh forcë ligjit. Paqe, por jo kapitullim. Paqja nuk është braktisje e parimeve. Ne e kemi parë shumë shpesh këtë konfuzion në debatet kolektive. Paqe do të thotë t’i mundësosh një vendi të mbrojë kufijtë e tij dhe sovraniteti ndërkombëtar për të ndërtuar një paqe të qëndrueshme.

Ne do të kishim braktisur mbështetjen ndaj Ukrainës kundër Rusisë, të cilën e mbështesin të gjithë nacionalistët në vendet tona. Dhe, për rrjedhojë, historia nuk do të kishte qenë e njëjtë”, tha Makron.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI