Flash

Leximi ndryshe që i bën Berisha rezolutës së sotme të PS-së

Lapsi.al 27 May 2024
Leximi ndryshe që i bën Berisha rezolutës së sotme të

Sali Berisha, duke iu drejtuar mbështetësve të tij nga ballkoni i banesës, ku qëndron në arrest shtëpie prej 30 dhjetorit 2023, sulmoi rezolutën e PS-së që mazhoranca kaloi sot në Kuvend.

Berisha u shpreh se sot gjithë ditën hajdutët më të mëdhenj që ka pasur Shqipëria dhe kombi përdhosën parlamentin me betimin e tyre të rremë se nuk do të vjedhin më.

"Të dashur miq, sot gjithë ditën hajdutët më të mëdhenj që ka pasur Shqipëria dhe kombi përdhosën parlamentin me betimin e tyre të rremë se nuk do të vjedhin më.

Edi Rama dhe hajdutët e tij ministra sot menduan se me një rezolutë gjethe fiku do mashtrojnë shqiptarët dhe BE-në se ata hoqën dorë nga vjedhja e qytetarëve shqiptarë.

E vërteta është se në doktrinën e vjedhjes ka një ligj: hajduti sa më shumë ka vjedhur, aq më shumë kërkon të vjedhë.

Ai nuk ngopet kurrë!

Edi Rama, siç e dini, u bë kryeministër i denoncuar nga OSBE në raport se ka vjedhur dhe fshehur në bankat offshore 200 milionë euro.

Miqtë e mi, u garantoj se këto 10 vite, së paku janë shumëfishuar disa herë këto 200 milionë." - u shpreh Berisha.

Lexo më tej: Kush janë dy deputetët që votuan kundër rezolutës anti-korrupsion 

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI