Flash

Kapja e SPAK/ Rama e quan fantazi të opozitës

Lapsi.al 27 May 2024
Kapja e SPAK/ Rama e quan fantazi të opozitës

Në prezantimin e projekt-rezolutës kundër korrupsionit që Partia Socialiste i ka propozuar opozitës, kryeministri Edi Rama hodhi poshtë hamendësimet se kjo bëhet për të vënë në kontroll SPAK-un. Rama tha se këto janë fantazi, ndërsa hodhi kunja drejt opozitës që është e ndarë në qëndrimet ndaj Prokurorisë Speciale.

"Kjo rezolutë është çfarë i duhet nga ky parlament sot republikës së Shqipërisë dhe qytetarëve shqiptare për të mbështetur anëtarësimin në BE në vitin 2030. Kjo nisëm që merr jetë me këtë rezolutë nuk ka të bëjë me asgjëkund me komentet që janë bërë. Janë fantazuar vënia në kontroll e SPAK apo se ne jemi kujtuar pas 10 vjetësh të luftojmë korrupsioni.

Jemi në luftë me korrupsionin që prej 10 vjetësh. Reforma ka dhe do të ketë mbështetjen e kësaj shumice. SPAK është ilaçi i hidhur që o e pi ose vdes. Kush e pi një herë po dhe një herë jo, jo nuk ka shans të vetëpastrohet por vetëm zgjat agoninë e tyre dhe tretet siç po treteni tek rrugica e shpresës. Pikërisht se ne jemi futur në luftë me korrupsionin prej 10 vjetësh ka ndodhur transformimi i rrënjësor i shërbimeve publike me digjitalizmin bashkë me rradhët e pafund dhe bakshishet. Edhe reforma e prokurimeve publike dhe ngjitja e Shqipërisë nga vendi i fundit në të parën në të pikëzimin rajonal në këtë fushë. Prandaj ka ndodhur edhe çelja e negociatave për anëtarësi në BE.

Lufta e nisur seriozisht 10 vjet më parë kundër korrupsioni është e vërtetë dhe pa kthim. Kush rri e numëro u thirr ky e u thirr ai , u dënua ky e u dënua ai. Duke e kthyer opozitën në një llogore baltosje me iluzionin se do na kthejë ne popullin kundër thjesht do zhytet në atë baltë, do zvogëlohet nga pafuqia. Ata që nuk e kuptojnë se pa vizioni tonë nuk do kishte ndodhur asgjë nga këto dhe nuk do kishte asnjë zyrtarë përpara drejtësisë, ose nuk duan ta pranojnë se është kthyer rrota e historisë së këtij vendi, ose nuk e kuptojnë dot që Shqipëria nuk u bë nga ata por nga ne. Dhe flasin pa pushim shoqëruar me shpullat ndaj tavolinës. Deri para 10 vjetësh kishte zgjedhjet gjysëm të lira dhe liri vjedhje nga të katër anët, nuk e kanë idenë se sa larg kësaj lufte janë. Është luftë për shtet-bërje demokratike" tha Rama në fjalën e tij.

Projekt-rezoluta mund të miratohet me shumicë të thjeshtë në parlament, por opozita është distancuar duke e quajtur këtë një lëvizje propagandistike të kryeministrit. Si Rithemelimi, ashtu edhe PD e Vulës ka paralajmëruar votën kundër kësaj rezolute.

Të këshilluara

Më pak zogj shtegtarë në lagunat shqiptare

Lagunat shqiptare janë të mirënjohura për popullsinë e zogjve shtegtarë. Ekspertët paralajmërojnë megjithatë se numri i këtyre zogjve po bie dhe se shkaktarë ja...

18:55

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI