Flash

NY Times: Vendet e Gjirit në dëshpërim nga pasojat e luftës me Iranin

Investuan miliarda për t’u bërë të njohura përtej naftës, por lufta po u kërcënon të dyja: edhe burimin e vjetër të pasurisë, edhe ekonominë e re që po ndërtojnë. Nga anijet nën sulm në Hormuz te aeroportet e dëmtuara dhe qendrat e të dhënave që po mendohen të ndërtohen nën tokë, vendet e Gjirit përballen me një pyetje që paratë nuk e zgjidhin dot lehtë: si të tërheqin turistë dhe investitorë kur siguria nuk është më e garantuar?

17:07

Ishte kthyer nga Greqia të jetonte këtu, familjarët kërkojnë drejtësi për punëtorin që ndërroi jetë në kantier

Lapsi.al 27 May 2024
Ishte kthyer nga Greqia të jetonte këtu, familjarët

Drejtësi kërkon familja e Adrian Fejzullahut që gjeti vdekjen pasi ra gjatë punës nga pallati në ndërtim në zonën e ish-kinostudios në rrugën “Aleksandër Mojsiu” në Tiranë.

I vëllai Leonard Fejzullahu tha për gazetaren e Report Tv Xhoana Çallaku se kanë bërë denoncim në komisariat dhe se deri më tani janë arrestuar dy persona.

Pyetje: Si e mësuat ngjarjen?

Më mori në telefon shoferi i ambulancës nga telefoni i vëllait. Vëllai e kishte pasur telefonin në xhep, i kishin hapur telefonin dhe më kanë marrë mua. E kanë parë numrin tim pasi i kisha rënë më herët në celular. Gjithë jetën ka punuar në ndërtim por prej një jave punonte te ajo firma.

Pyetje: Ju thatë se ju thirrën dhe te morgu?

Më thirri shoferi i ambulancës e më tha është në gjendje të rëndë. I thashë a të vij te spitali? Jo më tha më prit në shtëpi. Erdhi më mori këtu, pastaj rrugën më tha se ka vdekur. Kur shkova unë e gjeta të vdekur, ishte bërë sallatë, hemorragji e brendshme.

Pyetje: A ishte i siguruar në punë?

Këta thonë se gjoja ka qenë i siguruar, po ku ta dimë ne, ata ashtu thonë.

Pyetje: Çfarë kërkoni si familje?

Ne kërkojmë drejtësi nga shteti.

Pyetje: A tentuat të flisni me pronarin e firmës?

Pronarin e ka marrë policia. Ne shkuam dhe bëmë denoncimin te komisariati nr.4, pastaj pronarin e teknikun i ka arrestuar policia. I ati i pronarit na erdhi te shtëpia dhe na tha që i marrim ne përsipër shpenzimet. Jo, unë nuk kam nevojë për shpenzimet kam nevojë për drejtësi. Vëllai ka lënë gruan dhe nënën 80 vjeç. Nuk ia di emrin se nuk u prezantua, tha jam babai i pronarit të firmës. Tha do u mbuloj shpenzimet, i thashë nuk kam nevojë. Te morgu nuk kam gjetur asnjë person nga firma ndërtuese.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI