Flash

Britanikët i kërkuan Ramës të merrte refugjatët afrikanë, para se t'i kthenin në Ruanda

Lapsi.al 27 May 2024
Britanikët i kërkuan Ramës të merrte refugjatët

Kryeministri Rama ka dhënë një prononcim për Financial Times për marrëveshjen e strehimit të refugjatëve që nisen drejt brigjeve të Italisë, ku ka zbuluar se kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson i propozoi strehimin e refugjatëve afrikanë, por Rama ka refuzuar. Dihet se më pas, Britania e Madhe bëri një marrëveshje me Ruandën ku sundon Pol Kagame.

Rama siguron se nuk do të ketë një marrëveshje tjetër me vende të tjera europiane përveç Italisë, ndërsa ka zbuluar për FT ofertat e tjera që i kanë ardhur.

“Është një herë, 100 për qind një herë”, shprehet Rama në intervistën për Financial Times. Ai thotë se qeveritë e tjera i ishin drejtuar për të parë nëse mund të përsërisnin marrëveshjen me Italinë. "Unë thashë "Jo". Sepse nuk ka kuptim për mua. Italia është shumë e veçantë për ne, më shumë se një marrëdhënie strategjike. Është një miqësi e rrënjosur thellë.” Rama tha se marrëveshja me Italinë bazohej në një histori të gjatë të ndihmës për zbatimin e ligjit – përmes rojes bregdetare italiane, që ndihmoi Shqipërinë të kontrollonte emigracionin në vitet 1990 dhe përpjekjet më të fundit të përbashkëta kundër kontrabandës së drogës" shkruan Financial Times.

“Boris Johnson më telefonoi dhe më tha, ju komplimentoj për udhëheqjen tuaj, le të bëjmë diçka së bashku”, kujtoi Rama. “Le të kemi një marrëveshje që Britania të sjellë në Shqipëri emigrantët e paligjshëm për t'i mbajtur atje, për t'i përpunuar. Unë thashë, më falni, kjo nuk është e mundur” citon Financial Times duke vazhduar se ndryshe nga marrëveshja italiane, e cila është për strehimin deri në 3,000 njerëzve në të njëjtën kohë, oferta e Mbretërisë së Bashkuar nuk ishte "një numër fiks".

“Ishte për të gjithë ata që vijnë në Britani.  .  .  si një tranzit. Unë thashë se nuk ka asnjë mënyrë. Pastaj, kishim të tjera që nuk do t'i përmend. Ndër vendet më të pasura në Evropë.” thotë Rama në prononcimin e tij për FT.

 

Të këshilluara

Më pak zogj shtegtarë në lagunat shqiptare

Lagunat shqiptare janë të mirënjohura për popullsinë e zogjve shtegtarë. Ekspertët paralajmërojnë megjithatë se numri i këtyre zogjve po bie dhe se shkaktarë ja...

18:55

Merr flakë një makinë në Tiranë

Një makinë është përfshirë nga flakët në Tiranë. Bëhet me dije se në momentin që makina ka qenë në lëvizje është përfshirë nga flakët. Gjithashtu ende nuk dihen...

18:53

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI