Flash

Më pak zogj shtegtarë në lagunat shqiptare

Lapsi.al 26 May 2024
Më pak zogj shtegtarë në lagunat shqiptare

Lagunat shqiptare janë të mirënjohura për popullsinë e zogjve shtegtarë. Ekspertët paralajmërojnë megjithatë se numri i këtyre zogjve po bie dhe se shkaktarë janë urbanizimi dhe ndryshimet klimatike. Laguna e Vainit është një parajsë për studiuesit e zogjve. Aty janë regjistruar rreth 196 lloje të ndryshme dhe zona është mbrojtur me ligj që në vitin 1940, thotë përgjegjësja për lagunën Besiona Simoni.

“Kjo lagunë, që nga 7 korriku 1940, është shpallur zona e parë e mbrojtur në Shqipëri dhe që nga ajo kohë dhe deri tani ajo gëzon statusin e rezervatit natyror të menaxhuar të kategorisë katër. Në fakt shumëllojshmëria e habitateve dhe karakteristikat natyrore që ka kjo lagunë kanë bërë që të jetë një zonë e rëndësishme për shpendët. Vlerat e saj ornitologjike pa diskutim kanë bërë të mundur që këtu të kemi disa lloje të biodiversitetit”, thotë zonja Simoni.

Ajo thotë se vitin e kaluar laguna u vizitua nga 30 mijë turistë, një e pesta më shumë se vitin e mëparshëm. Shumë prej tyre vijnë edhe gjatë dimrit për të vëzhguar zogjtë.

“Mund të vini këtu me biçikletë. Mund të vini me makinë. Pashë edhe se mund të ngresh një tendë këtu dhe ka shumë restorante dhe jo mbingarkesë”, thotë Wolter Simba, turist nga Holanda.

Por studiuesit thonë se popullata e zogjve shtegtarë të Lagunës së Vainit është e rrezikuar. Rreth 22 mijë zogj shtegtarë u regjistruan këtu në vitin 2018, por ky numër ra në 10,400 në vitin 2024, sipas të dhënave të Shoqatës Ornitologjike të Shqipërisë. Një ndër shkaqet e mundshme është urbanizimi.

“Ne besojmë që kërcënimi kryesor në gjithë këto vitet e fundit, sidomos pas vitit ’90, është urbanizimi në rritje pranë tyre dhe presionet që vijnë prej urbanizimit, që lidhen me shumë faktorë të tjerë, shqetësimin, ndotjen, gjuetinë e paligjshme etj.”, thotë Taulant Bino, nga Shoqata Ornitologjike e Shqipërisë.

Një situatë e ngjashme është edhe në Lagunën e Divjakës dhe Karavastasë, rreth 130 kilometra në jug të Vainit. Kjo lagunë është e mirënjohur për flamingot dhe pelikanët, por edhe këtu po bien popullatat e tyre. Në vitin 2018 ishin 46,165, por në vitin 2024 ishin vetëm 24,543, sipas të dhënave të Shoqatës Ornitologjike të Shqipërisë. Kjo organizatë ka shqetësimin se mund të ketë ndikim edhe ndryshimi klimatik.

“Ta merr mendja që një ndikim i vogël vjen prej saj, sepse me ngrohjen e klimës, përgjithësisht me rritjen e temperaturave, shpendët shtegtarë nuk kanë më nevojë të zhvendosen në jug, sepse mund t’i gjejnë rezervat ushqimore më në veri”, thotë zoti Bino.

Ai dëshiron të shohë studime për efektin e ndryshimeve klimatike tek zogjtë e kësaj zone. Turizmi është gjithashtu një tjetër shqetësim, thotë biologia Ledi Selgjekaj. Ajo i bën thirrje qeverisë që të mendojë më mirë për nivelet e turizmit që mund të përballojë kjo parajsë natyrore.

“Turizmi masiv do të ishte negativ dhe mund të prekte popullatat e zogjve. Për shembull, nëse kemi këtu ndërtime të shumta, infrastrukturë në këto zona, atëherë kemi degradim të habitatit dhe shqetësimin e specieve të pranishme. Pra duhet të vendosim me kujdes se çfarë lloji turizmi duhet të bëjmë në këto zona dhe të mos bëjmë turizëm masiv apo agresiv”, thotë zonja Selgjekaj./VOA

Të këshilluara

Merr flakë një makinë në Tiranë

Një makinë është përfshirë nga flakët në Tiranë. Bëhet me dije se në momentin që makina ka qenë në lëvizje është përfshirë nga flakët. Gjithashtu ende nuk dihen...

18:53

Zjarr në një pallat në Astir

Një apartament në një pallat në zonën e Astirit është përfshirë nga flakët. Ende nuk dihen detaje në lidhej me shkaqet e zjarri. Nuk dihet nëse ka persona të...

13:34

Pamjet/ A po e mbush Rama sallën në Milano?

Edi Rama sot do të zhvillojë takimin e dytë me diasporën. Kryeministri do të mbajë fjalë në Milano. Nga një video që ka shpërndarë në Facebook, Rama duket se...

11:16

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI