Flash

Berisha-Ramës: Në Itali shkove si padrino i Arben Ndokës, Xhelal Rrajës, Durim Bamit, Behar Bajrit... Shkove si shpopulluesi më i madh i Shqipërisë

Lapsi.al 26 May 2024
Berisha-Ramës: Në Itali shkove si padrino i Arben Ndokës, Xhelal

Sali Berisha gjatë fjalës së tij para mbështëtësve poshtë pallatit ka komnetuar takimin e zhvilluar sot në Milano nga kryeministri Rama me shqiptarët e diasporës në Itali. Berisha gjatë fjalës së tij u shpreh se Rama shkoi në Itali si përfaqësuesi i narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë.

Ai shtoi se kryeministri ishte në Itali, si padrinoja i Arben Ndokës, Xhelal Rrajës, Pëllumb Gjokës, Behar Bajrit, i Durim Bamit, Emiliano Shullazit e Avdylve' Troplinve dhe Gentian Xhixhes, e Luftim Hysës së sinaloas në Meksikë. Berisha tha se Rama shkoi në Itali shkoi si hajduti më i madh i popullit që ka shkelur ndonjëherë atë tokë. Kreu i PD-së tha se ai në Milano shkoi si armiku më i egër i kombit, si mashtruesi me ordiner që ka shkelur në gadishullin e Apenineve.

Fjala e plotë:

Edi Rama në Itali shkoi si përfaqësuesi i narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë. Ai ishte sot në Itali, si padrinoja i Arben Ndokës, Xhelal Rrajës, Pëllumb Gjokës, Behar Bajrit, i Durim Bamit, Emiliano Shullazit e Avdylve' Troplinve dhe Gentian Xhixhes, e Luftim Hysës së sinaloas në Meksikë. Ai ishte sot në Milano si turisti i Arubës, si pasagjeri që në dy vite ka kryer me avion e tij 141 udhëtime dhe që ka transportuar qindra e qindra baule diplomatike, brendia e të cilave shumë shpejt se do të dalë.

Edi Rama në Itali shkove si hajduti më i madh i popullit tënd, që ka shkelu ndonjëherë atë tokë.

Në Milano shkove si armiku më i egër i kombit tënd, shkove si mashtruesi me ordiner që ka shkelur në gadishullin e Apenineve, shkove si delinkuent i arrestuar në aeroportet e atij vendi dhe të vendeve të tjera.

Edi Rama, në Itali shkove si Pashiqi i shqiptarëve, si Çubrilloviçi shqipfolës që sipas Eurostarit dhe jo sipas opozitës o mashtrues ordiner, në 10 vjet ke larguar nga Shqipëria 1.1 milion shqiptare dhe po sipas Eurostatit, ke renditur Shqipërinë të dytën në bote pas Sirisë për largimin prej saj të të rinjve nën 18 vjeç. Eurostati o mashtrues është institucioni zyrtar i BE-së për statistikat. Nuk është i opozitës dhe as i qeverisë.

Por dhe të njëjtën gjë thonë të dhënat e vërteta të regjistrimit të përgjithshëm të popullatës, të cilat nga tetori gjer, ditë e natë me falsifikatorë, hordhi falsifikatorësh përpiqesh ti shtosh, ti manipulosh, në kohë kur ato tregojnë se Shqipërinë e përgjysmove, se sot në Shqipëri jetojnë 1 milionë e 420 mijë shqiptarë. Shpopullimi i Shqipërisë është akti më makabër, akt që tejkalon barbaritë e çdo pushtuesi në shekuj e mijëvjeçar. Shpopullimi është krimi yt madhor i njerëzimit kundër shqiptarëve. Kurrë shqiptarët dhe as historia nuk do ta fal.

Të këshilluara

Më pak zogj shtegtarë në lagunat shqiptare

Lagunat shqiptare janë të mirënjohura për popullsinë e zogjve shtegtarë. Ekspertët paralajmërojnë megjithatë se numri i këtyre zogjve po bie dhe se shkaktarë ja...

18:55

Merr flakë një makinë në Tiranë

Një makinë është përfshirë nga flakët në Tiranë. Bëhet me dije se në momentin që makina ka qenë në lëvizje është përfshirë nga flakët. Gjithashtu ende nuk dihen...

18:53

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI