Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Zbulohen 7 pako me kokainë në Portin e Durrësit, dy të arrestuar (EMRAT)

Lapsi.al 25 May 2024
Zbulohen 7 pako me kokainë në Portin e Durrësit, dy të

Zbulohet një rast i trafikut të drogës në portin e Durrësit. Policia kufitare e këtij porti ka ushtruar kontroll në një furgon me targa angleze pas dyshimeve për sende te paligjshme. Nga skanimi u zbulua se mjeti i mallrave kishte te fshehur 7 pako kokaine.

Gjatë kontrollit të detajuar kokaina u gjet brenda fundit të dyfishtë të krijuar në këtë furgon mallrash, poshtë sedijes së shoferit. Kokaina ishte paketuar në qese vakumi. Nuk dihet ende pesha e saktë e drogës së sekuestruar. 

Në prangat e policisë deri më tani kanë rënë dy persona, konkretisht shtetasi me inicialet Arjan Doçi, 38 vjeç dhe Mentor Çuni, 39 vjeç. Po ashtu raportohet se furgoni ndiqte itinerarin Shqipëri – Itali–Angli.Po vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë në këtë rrjet trafiku. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI