Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Zbardhet dëshmia e të dashurit të polices së vetëvrarë: I fshiva mesazhet sepse...

Lapsi.al 25 May 2024
Zbardhet dëshmia e të dashurit të polices së

Kanë dalë detaje të reja nga vetëvrasja e polices 21-vjeçare dje në Tiranë. Mediat raportojnë se Aldorjana Loshi u gjet e pajetë në banesën e saj në zonën e Ali Demit, ku jetonte me nënën dhe vëllanë. Ajo kishte vetëm 3 muaj që kishte nisur një lidhje me djalin e një efektivi policie, që e kishte koleg në të njëjtin komisariat.

Pasi për disa ditë e reja nuk i përgjigjej në telefon, mes tyre ka pasur një konflikt. Efektivja pas një bisede më të riun, i ka shkruar këtij të fundit se “nëse do të vinte në banesë, derën do ta gjente të hapur”. Mësohet se kur 27-vjeçari me inicialet E.N., shkoi në banesën e saj, e gjeti të renë të pajetë pasi kishte qëlluar veten me një plumb në zemër.

Në gjendje të rënduar psikologjike, i riu u ka thënë hetuesve se ka marrë telefonin e viktimës dhe ka fshirë mesazhet që kishin shkëmbyer së bashku, “për të mos u zbuluar lidhja e tyre” dhe që të mos fajësohej ai për ngjarjen dhe pasi lajmëroi policinë ishte larguar nga banesa. Policia njoftoi këtë të shtunë arrestimin e tij duke e akuzuar për kryerjen e “veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Arrestohet i dashuri i polices që u vetëvra, fshiu mesazhet në telefonin e saj

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI