Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Vuçiç mërzitet me Maqedoninë e Veriut: Më goditën fort në OKB

Lapsi.al 25 May 2024
Vuçiç mërzitet me Maqedoninë e Veriut: Më

Presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiç thotë se e pati të vështirë të duronte faktin që Maqedonia e Veriut votoi për rezolutën e Kombeve të Bashkuara për shpalljen e 11 korrikut si Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë. 

Presidenti i Serbisë ka përmendur abstenimin e Greqisë ndaj Rezolutës, duke thënë se doli që Athina ka më shumë qëndrim sesa Shkupi. Kreu i shtetit serb ka deklaruar se qëndrimi maqedonas e ka goditur fort.

“Maqedonia e Veriut më goditi fort. Unë kam investuar më së shumti në marrëdhëniet me vëllezërit tanë maqedonas, por kjo nuk ishte e drejtë. Doli që Greqia ka më shumë qëndrim se Shkupi”, - ka deklaruar Vuçiç. ©LAPSI.al 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI