Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Goditi gruan me thikë, 52-vjeçari pendohet në gjykatë: Nuk doja...

Lapsi.al 25 May 2024
Goditi gruan me thikë, 52-vjeçari pendohet në gjykatë: Nuk

Gjykata e Tiranës la në arrest me burg Jakup Shahun, i cili u arrestua disa ditë më parë pasi qëlloi disa herë me thikë bashkëshorten, Edlira Shahu. Prokurori i çështjes i tha gjyqtarit Albert Meca se i dyshuari pasi e goditi tre herë me thikë gruan i deklaroi të bijës “ja ku e ke nënën”.

Prokurori deklaroi gjatë seancës me dyer të mbyllura se gruaja vijon të jetë gjendje të rëndë në spital, për shkak të tre plagëve, njëra prej tyre në qafë. Nga ana tjetër autori Jakup Shahu tregoi versionin e tij, duke kujtuar se qëlloi me thikë në gjaknxehtësi e sipër.

“Nuk doja ta qëlloja shpirtin tim, nuk di si veprova por u nxeha. E qëllova në debat e sipër”, - tha i dyshuari, i cili shpërtheu në lot në sallën e gjykatës. Me kërkesë të akuzës gjykata e la nën arrest me burg për akuzën e vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare të mbetur në tentativë të Edlira Shahut.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI