Flash

Vijon telenovela/ Gazetari i “La Repubblica” i kundërpërgjigjet Ramës

Lapsi.al 25 May 2024
Vijon telenovela/ Gazetari i “La Repubblica” i

Kryeministri Edi Rama e mohoi dje të kishte dhënë një intervistë për gazetarin italian të “La Repubblica” Gerardo Greco e cila u botua me titullin: “Emigrantët në Shqipëri, Rama tradhton Melonin: Qendrat do të jenë një dështim”.

Pas daljes së shkrimit Rama bëri një koment të gjatë në rrjetet sociale duke u shprehur se “nuk kishte dhënë asnjë intervistë”, se e kishin futur “edhe një herë në kënetën e politikës italiane” dhe se “marrëveshjen me Italinë do ta ribënte sërish”. Për këto akuza ka reaguar gazetari italian që thotë se ka shkruar pikë për pikë ato që dëgjoi nga Rama, i cili i kishte dhënë aprovimin për t’i publikuar.

LEXO EDHE:

Kriza për “refugjatët”/ Rama u këshillon italianëve një kryeministër të majtë?

“Është e vërtetë, kryeministri Rama është një mikpritës i madh. Kaluam një orë në një kafe në Tiranë. Kemi folur padyshim për qendrat e emigrantëve në Shqipëri, por edhe për fenë dhe historinë e Shqipërisë. Në fund të dialogut tonë padyshim që pyeta Ramën nëse mund të shkruaja për këto dhe ai u përgjigj menjëherë po. Askush nuk e ka ndërmend ta fusë kryeministrin Rama në kënetën e politikës italiane, por është ai vetë që thotë se problemi do të jetë funksionimi i qendrës së Shëngjinit me procedura italiane dhe rregulla europiane. Thonjëzat e përdorura dhe kuptimi i bisedës sonë, shumë të këndshme është raportuar me besnikëri” – ka replikuar gazetari italian.

“La Repubblica”: Refugjatët në Shqipëri, si t’i varësh mëlçitë ujkut në qafë

Më herët Rama bëri këtë koment: “Folëm për shumë gjëra në një atmosferë të bukur miqësie dhe sigurisht edhe për marrëveshjen dhe historinë e emigracionit të paligjshëm nga Shqipëria në Itali, të cilit qeveria e D’Alemës ia doli t'i jepte fund me sens të shëndoshë dhe largpamësi strategjike. Por nuk e kisha imagjinuar kurrë që do të përfundoja edhe një herë në kënetën e betejës politike italiane, të cituara me fjalë që nuk i thashë kurrë, si “do të jetë dëshpërim” ose “na duhet D'Alema” nën titullin 'Rama braktis Meloni”, në të cilën nuk e shoh fare veten. Megjithatë, e përsëris: Nëse do të më duhej të kthehesha në hapat e mi, 100 herë, do ta bëja marrëveshjen për emigrantët me Italinë dhe me asnjë vend tjetër”.

Në artikullin që ndezi sherrin  të premten, Gerardo Greco, pati shkruar:

Artikulli i plotë që rindezi sherrin Rama-La Repubblica

"Një pjesë e portit të Shëngjinit dhe një ish-bazë ushtarake e braktisur në Gjadër, 20 minuta larg me autobus. Pjesa tjetër është punë e italianëve: është e gjitha një çështje e prokurimeve publike dhe nën kontraktimeve italiane. ‘Por a jeni i sigurt që nuk është gati?’ shton ai me djallëzi. ‘Hajde Kryeministër… mos bëni kështu’. Dhe pastaj, befas Rama bëhet konfidencial: ‘Miku im, qendra do të jetë gati për disa muaj gjithsesi, kjo nuk është asgjë. Por problemi do të jetë funksionimi i saj. Dhe do të jetë shumë e vështirë për procedurat: si do qarkullojnë 3000 persona në 28 ditë me burokracinë italiane dhe rregullat europiane?’.

Rama parashikon ankesa, beteja politike dhe shpjegon se ligjet nuk janë shqiptare. Me pak fjalë, është vetëm puna jonë atje".

©LAPSI.al

 

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI