Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Vràu kushëririn për 12 mijë lekë, Apeli i ul dënimin Granit Shehut

Lapsi.al 24 May 2024
Vràu kushëririn për 12 mijë lekë, Apeli i ul

Gjykata e Apelit i ka ulur dënimin shtetasit Granit (Giuliano) Shehu, i cili akuzohet për vrasjen e djalit të xhaxhait, Milazim Shehu duke e goditur 12 herë me thikë, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2015 në Kamëz.

Gjykata e Tiranës e kishte dënuar me 24 vite burgim, i cili pas uljes së dënimit me 1/3 i shkonte në 16 vite burgim. Por, Gjykata e Apelit ia ka ulur dënimin duke e dënuar me 20 vite burgim dhe për shkak të uljes së 1/3 së dënimit i shkon në 13 vite e katër muaj burgim, që do të bëjë i akuzuari.

Ndërkohë vlen të theksohet fakti se vendimin e Gjykatës së Tiranës e kishte ankimuar edhe Prokuroria, e cila kërkonte dënimin me burgim të përjetshëm, por është rrëzuar nga Apeli.

Granit (Giuliano) Shehu u arrestua në Angli, ku u ekstradua prej andej në vitin 2019.

Ngjarja ndodhi me 16 shtator të viti 2015, ku dy kushërinjtë me origjinë nga Kukësi por me banim në Kamëz, janë konfliktuar me njeriu-tjetrin për shkaqe banale. Si shkak sipas hetimit të prokurorisë ka shërbyer, një pretendim i autorit të krimit Granit Shehu se vajza e të ndjerit, i kishte vjedhur në banesë një sasi prej 12 mijë lekësh të reja. Një pretendim i tillë, nuk është pranuar nga Milazim Shehu, ndërsa të dy ata janë konfliktuar mes tyre.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI